Celebrity

Besojeni ose jo, komediani është në pritje të bebushit nr.12!

Shkruar nga Anabel

10 Nëntor 2022

Besojeni ose jo, komediani është në pritje të bebushit

Për Nick Cannon jeta do të jetë gjithmonë shumëëëë e kushtueshme sepse gjejeni çfarë? Eshtë gati për fëmijën e tij të 12-të! Abby De La Rosa, një nga partneret e tij-që është aktualisht nëna e binjakve me Cannon- aludoi se fëmija që po pret është sërish i Cannon.

"1 natë me një Peshore mund të kthehet në 3-4 vite, kini kujdes! 1 natë u kthye në 4 vite dhe 3 fëmijë shumë shpejt. Kujdes dhe qëndroni të sigurtë."

Hmm, Cannon ka ditëlindjen në 8 tetor, është Peshore dhe me shumë gjasa baba për herë të 12-të. Postimi i De La Rosa u bë shpejt viral në rrjete sociale, duke qenë se dhe më herët ajo ka folur në lidhje me raportet poligame dhe faktin që jo të gjithë arrijnë ta kuptojnë.

Besojeni ose jo, komediani është në pritje të bebushit

"Të jesh në një lidhje poligame nuk do të thotë të kesh vetë-vlerësim të ulët. Bëhem shumë e ndjeshme kur njerëzit duan të më sulmojnë për këtë dhe mëmësinë."- u shpreh ajo pak kohë më parë në podcast-in  “Lovers and Friends”.

Për t'u kthyer tek 42-vjeçari. Në shtatori ai bëri me dije se është bekuar me një vajzë, e cila është quajtur Onyx Ice Cole Cannon.  Onyx është fëmija i 9 i Nick Cannon, këtë herë me LaNisha Cole.

Ndërkohë, fëmija i 10-të me Brittany Bell erdhi në jetë në fund të po atij muaji dhe u quajt Rise. Vetëm javën e shkuar, Alyssa Scott, një tjetër partnere e komedianit, po pret fëmijën e 11-të të Cannon. 

Nëse jeni paksa të paqartë, ju kuptojmë drejt, por fillimisht është Nick atij të cilit i duhet një listë e gjatë me emra dhe data bebushash.

Burimi: Page Six