
Këtë javë popullsia e botës do të arrijë në 8 miliardë dhe njerëzit po i kërkojnë Nick Cannon të mos e japë më kontributin e tij në këtë shifër.
Komediani ka aktualisht 10 fëmijë dhe dy të tjerë në pritje.
Kombet e Bashkuara konfirmuan në fillim të kësaj jave se popullsia globale do të arrinte 8 miliardë njerëz më 15 nëntor dhe do të vazhdojë të rritet, sipas organizatës ndërqeveritare.
Shefja e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë, Natalia Kanem, tha:
"Tetë miliardë njerëz, është një moment historik i rëndësishëm për njerëzimin. Megjithatë, e kuptoj se ky moment mund të mos festohet nga të gjithë. Disa shprehin shqetësime se bota jonë është e mbipopulluar. Unë jam këtu për t'ju thënë se numri i madh i jetëve njerëzore nuk është shkak për frikë."
Në vitin 1950, numri i njerëzve në Tokë ishte rreth 2.5 miliardë, tre herë më pak se sa pritet për numrin global të njerëzve javën e ardhshme.
OKB-ja ka parashikuar që popullsia globale do të vazhdojë të rritet në rreth 8.5 miliardë në 2030, 9.7 miliardë në 2050 dhe rreth 10.4 miliardë në vitet 2080 ku pritet të arrijë kulmin.
Në një postim në Twitter të postuar në lidhje me popullsinë e botës, një person e ri-poston duke shkruar "STOPPPPP @NickCannon".
STOPPPPP @NickCannon https://t.co/pW0NlSg5my
— Antferny (@ntferny) November 8, 2022
Dikush tjetër shkroi:
"Jam i sigurt që deri në vitin 2085, të gjithë do jemi kushërinj me Nick Cannon."
Një përdorues tjetër tha:
"Mos duhet të ndalojnë gjithë të tjerët dhe Nick të vazhdojë?"
Nick Cannon është baba i 12 fëmijëe nga 6 nëna të ndryshme.
- Besojeni ose jo, komediani është në pritje të bebushit nr.12!
- Nick Cannon bëhet sërish baba dhe zbulon emrin e bebes
- Nick Cannon pret të bëhet baba për herë të 10-të
- Nick Cannon, baba për herë të 8-të: Emri i bebushit s'mund të ishte më unik se kaq
- Nick Cannon kërkon falje që tregoi për bebin nr.8 dy muaj pas vdekjes së të birit
Burimi: Unilad