Celebrity Style

Veshjet e punës dhe moda: 3 këshilla që mësojmë nga Amal Clooney!

Shkruar nga Anabel

12 Nëntor 2022

Veshjet e punës dhe moda: 3 këshilla që mësojmë nga
Photo Credits: Getty Images

Ndërsa gjithnjë e më shumë kornizat e një veshjeje tipike “serioze” po shpërbëhen, ka ende disa pritshmëri të pashprehura kur bëhet fjalë për veshjet e zyrës. Në fund të fundit, nëse ka diçka që nuk del kurrë nga moda, është një kod veshjeje.

Megjithatë, kjo s’do të thotë se ato veshjet tipike të punës, duhet të jenë shumë serioze dhe të ngurta. Nëse ju duhet pak frymëzim, le t’i kthejmë sytë nga Amal Clooney.

Stili i saj i veshjeve është mahnitës dhe aspak mbytës. Ajo nuk ka frikë nga ngjyrat apo të luajë me silueta dhe i përzien të gjithë elementët në mënyrë perfekte.

Ja 3 këshilla që duhet t’i keni parasysh, nisur nga stili i saj i veshjes.

#1 – Gjeni “kreativen” te “konservatorja”

Veshjet e punës dhe moda: 3 këshilla që mësojmë nga

Clooney duket se qëndron larg veshjeve që tregojnë shumë lëkurë. Ne thjesht nuk mund ta imagjinojmë dot me një “fustan të zhveshur” për shembull.

Megjithatë, vetëm se veshjet e 44-vjeçares janë në një mënyrë tradicionale "profesionale" – kjo nuk do të thotë se ato s’mund të jenë argëtuese dhe interesante.

Një mënyrë se si Clooney i shton pak nga personaliteti i saj veshjes, është nëpërmjet ngjyrave të guximshme. Nëse jo në rroba, atëherë në bizhuteri – por në një mënyrë a një tjetër, ngjyrat janë zakoniksht aty.

#2 - Investoni në një palë pantallona të zeza praktike, por të gjithanshme

Veshjet e punës dhe moda: 3 këshilla që mësojmë nga

Nëse do të shtoni ndonjë produkt të miratuar nga Clooney në garderobën tuaj pasi të keni lexuar këtë artikull, le të jenë një palë pantallona të zeza. Ato jo vetëm që kanë qenë një shtyllë në garderobën e Clooney-t, por nuk kanë sesi të dalin ndonjëherë nga moda dhe mund t’i vishni në kaq shumë mënyra.

#3 – Mos nënvlerësoni asnjëherë një fund “laps”

Veshjet e punës dhe moda: 3 këshilla që mësojmë nga

Nëse nuk jeni tipi i pantallonave, dhe preferoni fustane dhe funde, fundet laps janë të preferuarit e Amal. Me to mund të dukeni pak nga të gjitha: profesionale, serioze, sensuale, një adhuruese e modës, etj.

Burimi: In Style