Çiftet më të lumtura kanë tendencën të krijohen mes atyre njerëzve që kanë nivele të ulta inati në personalitetin e tyre, ankthi, acarimi, paqëndrueshmëri emocionale apo depresion dhe nivele të larta dakordësie, tolerance dhe ndërgjegjeje.
Të gjithë këto tipare personaliteti që listuam janë çfarë e bëjnë një partner romantik më të mirë se të tjerët.
1. Nivele të ulta të çrregullimeve neurotike
Kjo përkthehet ndryshe si tendencë për të përjetuar çdo herë emocione negative apo ngarkesa të mëdha emocionale në çdo lloj situate. Ky çrregullim lidhet me depresionin, të qënit impulsiv, armiqësor, etj.
Njerëzit që s'vuajnë prej saj nuk mërziten shpejt, nuk mbajnë inat dhe e çlirojnë veten nga emocione negative. Janë në gjendje të mos përjetojnë gjithçka i ndodh me ankth dhe janë të aftë për të gjetur momente lumturie edhe tek gjërat e thjeshta.
2. Njerëz me të cilët është e thjeshtë të dakordësohesh
Të kesh në krah një partner me një tipar të tillë do të thotë të kesh një komunikim të këndshëm, të merresh vesh lehtë dhe ta duash gjithnjë e më tepër. Ata që konsiderohen si arrogant, egoistë apo inatçorë i vështirësojnë gjërat vetes dhe jetës në çift. Njerëzit që dinë të dëgjojnë edhe në raste ekstreme xhelozie do të dinë si ta komunikojnë inatin apo atë çfarë i shqetëson tek partneri i tyre.
3. Të qënit i hapur, ekstrovert
Të qënit me një partner ekstrovert ka rezultuar që të jep më shumë kënaqësi në një lidhje krahasuar me introvertët. Njerëzit ekstrovert marrin energji nga shoqëria e të tjerëve dhe preferojnë të jenë mes njerëzish sesa vetëm. Introvertët, nga ana tjetër kanë tendencën të jenë të rezervuar dhe e kanë të vështirë të komunikojnë me këdo ndodhen brenda një ambienti.
Burimi: Psychology Today