Celebrity

Pra, me shumë mundësi Eva Mendes dhe Ryan Gosling janë martuar

Shkruar nga Anabel

16 Nëntor 2022

Pra, me shumë mundësi Eva Mendes dhe Ryan Gosling janë martuar
GETTY IMAGES

Pas 11 vitesh bashkë, Eva Mendes dhe Ryan Gosling me shumë mundësi, janë martuar.

Pse mendojmë kështu? Sepse Eva ka postuar një foto ku shfaqet me një tatuazh të ri te kyçi i dorës, ku shkruhet “de Gosling”, pra, mbiemri i aktorit Ryan Gosling.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Eva Mendes (@evamendes)

Ç’do të thotë kjo? Në kulturën hespanike, kur një grua martohet me bashkëshortin, mbiemri shpesh i shtohet emrit të gruas, duke përdorur “de” ose “of”.

Gjithsesi, merr edhe kuptimin tjetër, atë të pronosisë, duke treguar se Eva është “e Gosling”, pra i përket atij, pasi janë shpirtra binjakë.

Eva dhe Ryan kanë qenë së bashku që prej vitit 2011 dhe u njohën në xhirimet e filmit “The Place Beyond the Pines”. Disa javë pas xhirimeve, ata deklaruan se janë në një lidhje serioze. Pas 1 viti, dolën publikisht në tapetin e kuq dhe në vitin 2014 u bënë prindër të vajzës së parë, Esmeralda-s. Më pas, në 2016 u bënë sërish prindër të vajzës së dytë, Amada.