
Maluma, së bashku me këngëtaren Myriam Fares dhe reperen Nicki Minaj sollën këngën “Tukoh Taka”, një prej himneve të Kupës së Botës 2022, të mbajtur në Katar.
??? El cantante @maluma abandona una entrevista en una televisión israelí al ser preguntado por la "falta de derechos humanos en Qatar"
— Carrusel Deportivo (@carrusel) November 19, 2022
? "Estás siendo maleducado", dijo el cantantepic.twitter.com/Is67BjBY4h
Për të folur më shumë rreth këngës, ai u ftua në një intervistë nga një gazetar izraelit, i njohur si Vardi, i cili i bëri një pyetje që e acaroi pa fund këngëtarin kolumbian.
Vardi e pyeti këngëtarin rreth qëndrimin e tij ndaj historisë që ka Katari me shkeljet e të drejtave njerëzore. Gazetari përmendi edhe vendimin e Shakira-s dhe Dua Lipës për të mos performuar në hapjen e Kupës së Botës 2022.
“A nuk keni problem me shkeljet e të drejtave të njerëzve në këtë vend?”, e pyeti gazetari Maluma-n, ndërsa ky i fundit i tha: “Është diçka që nuk mund ta zgjidh unë. Erdha këtu për të shijuar jetën, futbollin, muzikën time. Kjo nuk është diçka ku unë dua të përfshihem”.
Maluma u inatos me gazetarin dhe u largua duke e cilësuar Vardi-n si “të pasjellshëm”.
Artikuj të sugjeruar: