"Tukoh Taka" është aktualisht kënga e tretë #trending në YouTube. Sigurisht që vëmendja e gjithë botës është tek FIFA World Cup dhe s'kishte si të ndodhte ndryshe edhe me këngën.
Pjesë e këngës janë Nicki Minaj, Maluma, & Myriam Fares. Pritshmëritë ishin të larta, nisur dhe nga këngëtarët dhe në fakt, copëza të këngës nuk tingëllojnë keq.
Po për këngën e plotë? Ja disa nga komentet më të pëlqyera në YouTube:
1. Gjëja më e mirë për këtë këngë, është që mbaron.
2. Shembulli i përsosur i "secili të bëjë pjesën e vet të projektit dhe në fund i bashkojmë".
3. Do vendos këtë këngë si alarm, pastaj do vendos një alarm tjetër para atij, që të zgjohem pa e dëgjuar këtë këngë.
4. Babi im ishte në koma për 3 vjet. U zgjua vetëm për të fikur këngën. Faleminderit!
5. FIFA: Bëni një këngë që flet për shtetet, emocion dhe pasion; Producentët: Tuku tu tata tuku tuku tu tata.
6. Kur ajo tha "tuku ta ta" filluan të më dilnin lotë nga sytë.
7. Kënga nuk është e keqe, por këngët e Kupës së Botës duhet të jenë një ikonë, jo një këngë vetëm për t'u kërcyer. Duhet të jetë diçka emocionuese.
8. Askush nuk e superon këngën e vitit 2010.
9. Akoma më kujtohet kur këngët e Kupës së Botës flisnin për Kupën e Botës, përcillnin emocion, gëzim dhe të bënin të doje të shikoje ndeshjet.
10. Qëllimi i kësaj kënge është të bashkojë botën...duke na sjellë një "armik të përbashkët".
P.s: Krahas komenteve, duhet thënë se njerëzit thonë se janë kryesisht "ok" me Nicki-n dhe Maluma-n.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.