Social Buzz

Për secilën nga këto raste ka vetëm një mënyrë çlirimi: Të qani!

Shkruar nga Anabel

24 Nëntor 2022

Për secilën nga këto raste ka vetëm një

Dimë t’ju themi që nëse ndjeni nevojën për të qarë, qani! Mos t’ju shkojë ndërmend të ndrydhni veten dhe lotët në rastet kur e ndjeni se vetëm e qara mund t’ju lirojë!

Nëse nuk e dinit, ka disa raste në të cilat përfitojmë më shumë duke qarë.

1. Stresi

Studimet e kryera vitet e fundit kanë arritur në një përfundim të vetëm. Të qash gjatë periudhave stresante, të ndihmon të relaksohesh. Rezultati nuk do të jetë i menjëhershëm, pasi trupit i duhen disa minuta që të nisë të qetësohet.

2.Tensioni.

Tensioni i lartë i gjakut mund të çojë në probleme shumë serioze, siç mund ta dini. Gjithsesi, çfarë me siguri nuk dini është se e qara do t’jua ulë tensionin dhe normalizojë pulsin.

3. Akumulimi i toksinave

Lotët që rrjedhin nga syte tuaj mund të pastrojnë gjithë papastërtitë që ndodhen në sytë tanë, si rëra apo tymëra të ndryshëm. Heqja e toksinave nga trupi, redukton nivelin e hormonit cortisol në trupin tonë dhe si rezultat kemi humor më të mirë. Prandaj ndonjëherë ndjeni se jeni shumë mirë pasi keni qarë për pak kohë.

4. Luhatjet e humorit

Nëse po mendon pse krejt papritur ndjen ankth apo bëhesh agresive, duhet të kesh parasysh që për këtë nuk do të marrësh një përgjigje të saktë. Luhatjet e humorit ndodhin për shumë arsye. Një prej tyre është akumulimi i elementit manganese në trup. Kur qajmë, ky element del jashtë bashkë lotët tanë. Kjo redukton përqëndrimin e tij në trupin tonë dhe si rezultat jemi më të qetë dhe të fokusuar.

5. Dhimbja

Kur kemi dhimbje fizike, lotët dalin në mënyrë të pavetëdijshme. Kjo është një lloj mekanizmi që trupi përdor për të reduktuar ndjesitë e dhimbjes.

Burimi: Bustle