Ndonëse skuadra e tyre e zemrës ia doli të mundë Gjermaninë, tifozët japonezë vazhduan traditën e pastrimit të stadiumit në Kupën Botërore pas përfundimit të ndeshjes në Katar.
Pasi skuadra e tyre kombëtare fitoi 2-1 kundër Gjermanisë, japonezët festuan duke mbledhur gjithë plehrat e stadiumit para se të largoheshin që aty. Mund të pinin, kërcenin, brohorisnin dhe bënin thjesht zhurmë lumturie, por zgjodhën të japin një tjetër mesazh- shumë më fisnik.
Tifozët janë duartrokitur me respekt prej përfaqësuesëve të Fifa-s dhe nga i gjithë interneti për gjestin e kryer. Pasi u postua në rrjete sociale, komentet ishin pafund, por më epiku dhe i pëlqyeri rezultoi ai i dikujt që shkruante:
"Japonezët duke pastruar përveç plehrave edhe egon e gjermanëve."
Në fakt, kjo është një traditë që tifozët japonezë e bëjnë gjithnjë pavarësisht rezultatit të ndeshjes ata nuk largohen pa pastruar vendin rreth e rrotull.
- Kampionati Botëror: Presidenti i FIFA-s kritikon gjithë botën, por jo Shqipërinë
- “I pasjellshëm”: Maluma “përplaset” me gazetarin dhe lë në mes intervistën
- Kupa e Botës 2022: Nis ceremonia e hapjes në Katar
- Kupa e Botës 2022: A ju duket sikur ky stadium ka formë vagine?
- World Cup 2022: Tifozëve s'do t'u pëlqejë fare, po fare ky lajm!