Social Buzz

Një zbulim i çuditshëm tregon se kjo bimë duhani prodhon kokainë brenda gjetheve të saj

Shkruar nga Anabel

29 Nëntor 2022

 

Një zbulim i çuditshëm tregon se kjo bimë duhani prodhon
Photo Credits: Wikimedia Commons / Keith Leighton / Alamy

Një bimë e re duhani e  e modifikuar gjenetikisht është në gjendje të prodhojë kokainë brenda gjetheve të saj.

Një studim i ri zbuloi se si shkencëtarët kanë arritur të rikrijojnë biokiminë e prodhimit të kokainës brenda gjetheve të një bime duhani.

Kokaina prodhohet natyrshëm në gjethet e bimës Erythroxylum coca, por një ekip studiuesish në Institutin Kunming të Botanikës në Kinë vendosën të shohin nëse mund ta rikrijonin vetë këtë proces – me rezultate të jashtëzakonshme.

Sheng-Xiong Huang dhe kolegët e tij rikrijuan biokiminë unike që zakonisht gjendet në bimën e coca-s në një bimë tjetër të quajtur Nicotiana benthamiana.

Duke përdorur modifikimin gjenetik, ata prodhuan dy enzima që gjenerojnë kokainë kur gjethet thahen.

Ekipi tha se studimi i tyre ofron "implikime të rëndësishme" për prodhimin farmaceutik. New Scientist raportoi se gjetja mund t'i ndihmojë njerëzit të prodhojnë ilaçe të reja për studime shkencore.

Burimi: LadBible