Marredhenie

3 arsye pse ju përfundoni gjithmonë tek lidhjet toksike

Shkruar nga Anabel

30 Nëntor 2022

3 arsye pse ju përfundoni gjithmonë tek lidhjet toksike

Një lidhje toksike karakterizohet nga mungesa e besimit, respektit dhe komunikimit të shëndetshëm. Të tilla lidhje mund të dëmtojnë shëndetin tonë mendor dhe fizik edhe pa e kuptuar, por pavarësisht kësaj një pjesë e mirë njerëzish janë të dhënë pas marrëdhënieve të tilla. Po cilat janë arsyet që na bëjnë të jemi kaq të dhënë pas marrëdhënieve jo të shëndetshme? 

1. A është dashuria juaj patologjike?

Dëshira për dashuri është pjesë e çdo qënieje njerëzore, por disa prej nesh kanë një nevojë obsesive dhe patologjike për dashurinë që mund t'i shkaktojë probleme tek përzgjedhja e partnerëve të tyre romantikë. Studimet kanë arritur në përfundimin se dashuria patologjike, në të cilën dikush jep në mënyrë të përsëritur dhe kompulsive kujdes dhe vëmendje ndaj njeriut tjetër, lidhet me impulsivitetin. Kjo sepse të tillë individë ndihen të përmbushur vetëm kur kanë dikë që ta duan dhe t'i dojë. Pikërisht për këtë arsye, të tillë njerëz janë të gatshëm të qëndrojnë në marrëdhënie të pashëndetshme sesa të ndahen dhe të qëndrojnë vetëm.

2. A ndikon mënyra sesi je rritur tek marrëdhëniet?

Nëse jeni rritur në një ambient ku prindërit e tu ziheshin vazhdimisht, sigurisht që kjo do të ndikojë tek marrëdhëniet e tua prej të rrituri. Fëmijët që janë rritur në shtëpi konfliktuale janë të pasigurtë kur krijojnë lidhjet e tyre romantike. Ata gjithashtu i tmerron ideja e braktisjes apo ndarja. 

3. Vendosja e kufijve tek vetja

Nëse historiku yt i lidhjeve është kryesisht toksik, duhet të merreni goxha me veten. Mund të jeni të dhënë pas raporteve riskoze, të pasigurta dhe të paqëndrueshme. Mund të ndodhë ta idealizoni partnerin tuaj ndonëse marrëdhënia është e pashëndetshme vetëm nga frika e braktisjes, boshllëku, paqëndrueshmëria emocionale që keni, impulsiviteti, etj, etj. Në mendjen tuaj nëse ndarja ndodh është për fajin tuaj dhe jeni gati të dënoni veten. 

Burimi: Psychology Today