Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin dhjetor 2022: Binjakët dhe Gaforrja

Shkruar nga Anabel

5 Dhjetor 2022

Horoskopi i Susan Miller për muajin dhjetor 2022: Binjakët dhe

Horoskopi i Susan Miller për muajin dhjetor 2022: Binjakët dhe

Falë Marsit, po ndiheni energjikë, por mund të keni ndjerë gjithashtu një presion të vazhdueshëm për t’i përfunduar gjërat. Megjithatë, ju keni shumë më tepër kontroll mbi ngjarjet sesa mund të mendoni. Nuk ka asnjë arsye për të ndjerë se mund të mos i përmbushni pritshmëritë e një personi të rëndësishëm.

Kur bëhet fjalë për karrierën, yjet po shkëlqejnë fort. Kjo është koha për të lënë gjurmë. Vendosni se si ta përdorni më mirë kohën gjatë këtyre tre javëve emocionuese.

Hëna e plotë te Binjakët e datës 7 dhjetor e sigurt që do të bëjë që diçka me rëndësi të madhe të realizohet ose të arrijë kulmin. Saturni do të jetë jashtëzakonisht miqësor dhe do t'ju ndihmojë të stabilizoni lajmet që do të vijnë, duke ju mbështetur për të ndërtuar një sipërmarrje ose marrëdhënie afatgjatë. Sigurohuni që e dini saktësisht se çfarë duhet bërë dhe kërkoni informacion të plotë.

Si Binjak, ju keni talent në artet e komunikimit, kështu mund të mbani një fjalim ose do t'ju kërkohet të shkruani një dokument ose dorëshkrim të rëndësishëm. Fushat që do të favorizohen janë: redaktimi, shkrimi, kodimi në kompjuter, zhvillim softueri etj.

Hëna e re më 23 dhjetor do të përqendrohet e gjitha rreth mundësive financiare që do të vijnë në ditët ose javët në vijim. Mund të merrni një bonus në punë.

Ka të ngjarë të befasoheni nga një dhuratë që do të vijë afër Krishtlindjes. Mund të udhëtoni.

Kur Jupiteri të kalojë te Dashi më 20 dhjetor, për të qëndruar deri më 16 maj 2023, do të zgjeroni rrethin e miqve. Ju mund të ndërtoni një komunitet të ri me njerëz me të njëjtin mendim, dhe nëse po, vazhdoni të punoni për qëllimin tuaj, sepse përpjekjet do të shpërblehen.

Nëse jeni aktiv në rrjete sociale, ndjekësit do të shtohen, gjë që është gjithmonë një lajm i mirë.

Horoskopi i Susan Miller për muajin dhjetor 2022: Binjakët dhe

Këto ditë, kur bëhet fjalë për karrierën tuaj, ju keni zgjedhur të punoni në heshtje në prapaskenë në një rol strategjik. Ju mund të jeni menaxher që ndihmon të tjerët të mësojnë se si të përmirësojnë aftësitë e tyre të punës në mënyrë që ata të mund të punojnë në mënyrë më efikase dhe produktive, për shembull. Prapaskena është vendi ku shpesh qëndron fuqia dhe ndikimi më i madh. Jini të durueshëm, sepse gjërat do të përshpejtohen sapo të nisë 2023-shi.

Tani është koha për të bërë pak pushim. Këtë muaj, mund të udhëtoni.

Gjërat do të shkojnë mirë për ju, veçanërisht nëse: punoni në një kompani jashtë vendit, merreni me botime apo transmetime, keni lidhje me çështjet ligjore, po merreni me diploma universitare etj.

Kur Jupiteri të kthehet te Dashi më 20 dhjetor, për të qëndruar deri më 16 maj 2023, performanca e jashtëzakonshme në punë do të vihet re dhe do të lavdërohet. Ka të ngjarë që rezultatet dhe puna juaj të shoqërohet me një titull të ri ose promovim. Performoni mirë sepse keni fituar vëmendjen e njerëzve të rëndësishëm.

Në dhjetor do të përqendroheni te jeta personale. Nëse nuk udhëtoni, do të doni ta bëni shtëpinë më komode dhe mikpritëse për miqtë dhe familjen.

Hëna e re e 23 dhjetorit do të shënojë një ditë të rëndësishme për ju dhe partnerin/en. Mund të fejoheni ose martoheni. Nëse jo, mund të ndieni një lidhje edhe më të ngrohtë me personin e zemrës. Këto Krishtlindje janë të ndryshme dhe më të veçanta se shumica që keni përjetuar ndonjëherë.

Për festat e fundivitit kam një këshillë: Festoni! Ju keni një karrierë të mrekullueshme përpara.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.