Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin dhjetor 2022: Peshorja dhe Akrepi

Shkruar nga Anabel

5 Dhjetor 2022

Horoskopi i Susan Miller për muajin dhjetor 2022: Peshorja dhe Akrepi

Horoskopi i Susan Miller për muajin dhjetor 2022: Peshorja dhe Akrepi

Fokusi juaj nuk është lokal, por global prandaj edhe marrëdhëniet tuaja janë të tilla që prej 20 gushtit. Duket sikur mendja juaj punon gjithë kohës për vendet e largëta dhe udhëtimet janë gjithmonë një mundësi e mirë për të bërë marrëveshje edhe më të mira biznesi. Mund të ndodhë që të jeni virtualisht në kontakt me dikë që ndodhet larg jush fizikisht, por do ta ndjeni shumë afër.

Ky muaj do të sjellë kulmin e një projekti apo objektivi që do ta keni arritur deri në 7 dhjetor. Diçka me të cilën po merreni dhe që përfshin një situatë ndërkombëtare. Udhëtimet, emigrimi, publikimet apo një projekt që ka lidhje me këto po shkon drejt finishit të suksesshëm. Nëse po prisni të dëgjoni diçka që lidhet me një çështje ligjore, me shumë gjasa do të merrni një ndjesi sigurie dhe rehatie. Nuk ka rëndësi ç'ndodh gjatë kësaj kohe, Saturni është shumë miqësor dhe do të jetë krah jush në çdo vendim.

Bëhuni gati sepse do t'ju jepet një shans për të punuar në një projekt shumë artistik dhe ekspresiv. Të gjitha këto do të ndodhin në fillim të këtij muaji, prandaj punoni.

Në 20 dhjetor Jupiteri do të kthehet në shenjën e Dashit bashkë me dritën e tij për të ndriçuar shtëpinë tuaj të martesës/bashkëpunimeve/marrëdhënieve. Kjo ju bën ju shenjën më me fat për t'u martuar gjatë kësaj periudhe apo në muajt në vijim. Një alternativë tjetër është që mund të dëgjoni një lajm që lidhet me prosperitetin e partnerit tuaj nga 20 dhjetori deri në 16 maj, kur Jupiteri del sërish nga Dashi.

Ekziston gjithashtu një shans që të krijoni një bashkëpunim të ri biznesi që do të funksionojë shumë mirë. Personi me të cilin ju mund të bashkoni forcat është një partner i fortë biznesi që do t'ju ndihmojë në rrugëtimin tuaj të ri. 

Ndërkohë, kthejuni pak jetës familjare dhe kaloni kohë me ta. Mund të keni një mbledhje familjare shumë të rëndësishme prandaj sigurohuni të bëni sa më shumë kujtime të jetë e mundur. Mund të prisni edhe njerëz që vijnë nga larg për të kaluar kohë me ju dhe detyra juaj është t'i tregoni qytetin dhe t'i argëtoni rreth e rrotull. 

Horoskopi i Susan Miller për muajin dhjetor 2022: Peshorja dhe Akrepi

Si Akrep që jeni keni dy planete udhëheqës dhe komunikimi që këta të dy kanë me planetet e tjera gjithmonë ndikon në aspekte të ndryshme të jetës suaj. Që kur Marsi ka hyrë në shtëpinë tuaj të 8, jeni përpjekur të kurseni dhe ende po mendoni të investoni diku kursimet që keni bërë deri tani. Për momentin, bisedoni me një financier dhe bashkë bëni një plan veprimesh të mirëmenduar.

Me shumë gjasa jeni duke menduar për të marrë një shtëpi për të vetmen arsye se doni të ndjeni siguri në vazhdim. Thjesht para se të kaloni menjëherë në veprim duhet të mblidhni sa më shumë informacion të jetë e mundur, duke qenë se normat e interesit ndryshojnë në nivele jo të favorshme. Prisni 21 janarin për opsionet tuaja më të mira.

Derisa Marsi të kthehet nga prapavija në 12 janar, nuk do të shihni ndonjë progres të madh në objektivat financiarë, prandaj do të ishte mirë që ndërkohë që prisni, të bëni kërkmet tuaja. 

Në 7 dhjetor gjithçka që ka lidhje me financat do të jetë në mendjen tuaj: investimet, kursimet, sigurimet shoqërore, taksat, komisionet, bonuset, etj. Gjithashtu sigurohuni të mos bini pre e mashtrimeve. Në muajt e parë të 2023-shit do të ndjeni një lloj sigurie dhe rritjeje financiare, prandaj dhe mund të bëni lëvizje të mëdha siç është blerja e një shtëpie apo një prone tjetër që doni ta bëni tuajën apo ta merrni me qira. 

Duhet sikur sapo t'ju jepet një shans, do të bëni gati valixhet dhe do të niseni menjëherë drejt aeroportit, por këtë do të doni ta bëni me familjen tuaj. Ju mendoni se të gjithë po udhëtojnë këtë periudhë, por jo. Shumica e njerëzve ndodhet në kuzhinë! Ju presin festa të gëzuara Akrep!

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.