Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin dhjetor 2022: Shigjetari dhe Bricjapi

Shkruar nga Anabel

5 Dhjetor 2022

Horoskopi i Susan Miller për muajin dhjetor 2022: Shigjetari dhe Bricjapi

Horoskopi i Susan Miller për muajin dhjetor 2022: Shigjetari dhe Bricjapi

Ky muaj për ju është vetëm për të krijuar kujtime. Do ta mbani mend gjatë. Fokusin kryesor do ta ketë jeta juaj private. Jeni më shumë gati se kurrë për t'u përfshirë 100% në marrëdhënie dhe kjo do të sjellë në mendjen tuaj planet për martesë, fëmijë apo bashkëjetesë. Mbani shënim pak datën 20 dhjetor sepse Jupiteri, planeti i fatit të mirë do të hyjë në shtëpinë tuaj të 5-të, atë të dashurisë për të qëndruar atje deri në 16 maj të 2023-shit.

Nëse jeni të dashuruar, mund të fejoheni këtë Krishtlindje, një periudhë shumë emocionuese për të zyrtarizuar dashurinë me partnerin tuaj të zemrës. Nëse jeni të martuar mund të merrni lajme që do të ndikojnë për mirë në jetën tuaj bashkëshortore. Gjithsesi ka plot mënyra të tjera për të përfituar prej kësaj energjie. Mund të jetë një marrëveshje me një avokat, person me të cilin punoni dhe keni përfitime të përbashkëta. 

Do të finalizoni një marrëveshje në aspektin personal ose atë financiar +/- 5 ditë nga 7 dhjetori. Nëse në këtë datë (ose afër saj) është ditëlindja juaj do ta ndjeni shumë energjinë e Hënës së Plotë në shenjën tuaj.

Mërkuri do të jetë në prapavijë nga 29 dhjetori deri në 18 janar, por ngadalësimi i gjërave do të ndihet 2 javë para se të nisë prapavija. Edhe pse shumë çifte fejohen/martohen në vigjilje të ndërrimit të viteve, periudha më e mirë për ta bërë këtë është fillimi i dhjetorit. Nëse bëni dhurata, sigurohuni që të jenë të paketuara dhe dërguara në momentin kur doni ju, por e mira është të këni përfunduar me këtë proces deri në 15 dhjetor. Më vonë mund të ndesheni me probleme vonesash, etj, etj.

Hëna e Re e 23 dhjetorit do t'i kushtojë shumë rëndësi çështjeve të parave dhe duket mjaft pozitive. Mund të merrni një dorë të mirë të ardhurash nga një burim që nuk e prisnit kurrë, ose një dhuratë të madhe që do t'ju surprizojë.

Ndoshta jeni duke kërkuar për të blerë apo marrë me qira një pronë dhe Jupiteri, planeti i fatit të mirë ka mbërritur në shenjën tuaj në 30 tetor, por në gjendjen e tij më të mirë është që prej 23 nëntorit. Mund t'ju ofrohet një marrëveshje shumë e mirë për t'u kaluar pa menduar dhe do t'ju duhet të veproni shpejt nëse vërtet doni ta bëni tuajën atë pronë. 

Urani, planeti i surprizave thotë se paratë që do të shihni krejt papritur vijnë prej karrierës suaj, më shumë si një bonus. Partneri yt romantik ose një shok mund të jetë njeriu që të çon drejt kësaj marrëveshjes së mrekullueshme që të ofrohet ose të prezantojnë me njeriun e duhur në kohën e duhur.

Keni shumë aspekte të jetës që ndriçojnë këtë dhjetor. Eshtë i mbushur me mundësi, por duhet vetëm të zgjidhni me kujdes. Bisedoni dhe këshillohuni me avokatët tuaj për një mendje të dytë dhe mos anashkaloni detajet. Jeta po ecën shpejt. 

Horoskopi i Susan Miller për muajin dhjetor 2022: Shigjetari dhe Bricjapi

Dhjetori do të jetë muaj i ngarkuar me aq shumë punë që do të keni në zyrë. 

Ritmi me të cilin keni punuar ka qenë i jashtëzakonshëm, që prej 20 gushtit rutina juaj ka qenë e pandërprerë. Si Bricjap, ju jeni një shpirt i organizuar, i aftë për të përballuar këtë valë të fortë pune, por për fat duket se do të përfundoni një projekt të madh brenda pesë ditëve nga data 7 dhjetor. Në fakt, ju mund të përfundoni dy detyra duke qenë se kjo shenjë përfaqëson binjakëzimin.

Nëse po shpresoni të zhvendoseni në shtëpinë tuaj të ëndrrave në 2023, kjo duket shumë e mundur pas 20 dhjetorit. Jupiter është Babagjyshi i planeteve dhe detyra e tij e vetme është t'ju bëjë të lumtur. Ju deshën plot 12 vite për të arritur këtë shtëpi, prandaj ka ardhur për t'i sjellë bekime këtij aspekti të jetës suaj.

E gjithë kjo do të thotë se që nga gjysma tjetër e dhjetorit, deri në mesin e majit do të keni periudhën më të mirë të kësaj dekade për të gjetur hapësirën tuaj perfekte- një vend me diell dhe dritë në një lagje që e doni. Nëse po mendoni të shisni ndonjë pronë, jeni në pozicion të mirë për të marrë më shumë nga çmimi që keni vendosur. Familja juaj ju adhuron dhe do t'ju mbështesë pa menduar në çdo objektiv që keni. 

Urani, planeti i surprizave të papritura do të jetë i pozicionuar shumë bukur në shtëpinë tuaj të dashurisë duke ju sjellë kështu një dhuratë të bukur Krishtlindjesh. Urani sjell atë që më pak mendonit se mund të ndodhte, prandaj mos u lodhni ta merrni me mendje çfarë është. Do të përjetoni një surprizë shumë romantike nga njeriu me të cilin po dilni- ose do të takoni dikë të ri në një festë pas 22 dhjetorit ose në atë ditë. Mund të zbuloni gjithashtu se do bëheni me bebe apo nëse jeni shtatzënë, mund të lindni gjatë këtyre datave. 

Nëse bebushat nuk janë njerëz, me siguri do të nisni projekte të reja krijuese që vijnë pak para Krishtlindjes ose sapo festat të përfundojnë. Edhe me paratë, se e dimë që ju shqetëson kjo çështje, do të jeni shumë mirë. Keni para një sezon magjik festash! 

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.