Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin dhjetor 2022: Ujori dhe Peshqit

Shkruar nga Anabel

5 Dhjetor 2022

Horoskopi i Susan Miller për muajin dhjetor 2022: Ujori dhe Peshqit

Horoskopi i Susan Miller për muajin dhjetor 2022: Ujori dhe Peshqit

Sapo dhjetori hyn, pjesa më romantike do të jetë aty nga data 7, pasi Hëna e Plotë në Binjak do të ndriçojë shtëpinë tuaj të 5 të dashurisë së vërtetë. Saturni do t'ju sjellë një lloj qëndrueshmërie dhe jetëgjatësie të fortë duke ju treguar se kjo dashuri është reale dhe mund të zgjasë. Marsi e dyfishon këtë lloj energjie, prandaj shijojeni. 

Gjatë gjysmës së parë të muajit, do të kaloni darka magjike me partnerin tuaj në restorante elegante dhe dekore festive. Do të keni kohë për të shpenzuar me të vegjëlit tuaj dhe t'i tregoni përralla Krishtlindjesh që ju shijonin pafund kur ishit të vegjël.

Mund të merrni edhe ftesa nga miqtë tuaj dhe kjo duket edhe më shumë qejf! Do të jetë muaj shumë aktiv për ju, prandaj sigurohuni të xixëlloni! Do të keni shumë grumbullime festive dhe ju duhet të shkëlqeni. Ky është viti i parë merrni atë pushimin e gjatë dhe të shumë nevojshëm për të festuar Krishtlindjen.

Këtë periudhë mund të bëni mjaftueshëm para nga diçka që do ta krijoni vetë- pikturë, muzikë, kërcim, dizajn, etj- ju vendosni. 

Gjysma e dytë e muajit do të jetë shumë ndryshe sepse do të shkëputeni nga aktivitetet e shumta sociale dhe do të fokusoheni tek njerëzit që keni afër vetes, familja juaj. 23 dhjetori do të jetë dita më e rehatshme dhe më e ngrohtë emocionalisht e këtyre pushimeve pasi do të jeni me njerëzit tuaj, duke vendosur objektivat e vitit të ardhshëm.

Aty nga fundi i muajit, Mërkuri do të nis prapavijën nga 29 dhjetori deri në 18 janar, prandaj qëndroni fleksibël sepse ngjarjet nisin të ndryshojnë, ka vonesa dhe anullime. Ndonjëherë ndryshimet janë shumë të mira prandaj ju mbetet vetëm që ta mbani axhendën tuaj të hapur dhe të vendosni në minutën e fundit çfarë doni të bëni dhe çfarë jo. Eshtë muaj për t'u shijuar gjer në fund!

Horoskopi i Susan Miller për muajin dhjetor 2022: Ujori dhe Peshqit

Familja është elementi më i rëndësishëm i jetës suaj gjatë këtyre ditëve dhe duket se një person në veçanti nga të afërmit tuaj kërkon një fokus të fortë që mund të zgjasë deri në 25 mars. Dukeni në proces transformimi dhe nga fundi i marsit do ta gjeni veten në një vend të ri mendërisht dhe shpirtërisht. Me shumë gjasa do të krijoni marrëdhënie shumë të ngushta me dikë që e keni menduar dhe ka treguar kujdes ndaj jush. Qartazi diçka shumë e rëndësishme po arrin drejt një pike kulminante dhe pret për vendimin tuaj. 

Këtë muaj, Hëna e Plotë në Binjak do të mbërrijë në 7 dhjetor dhe do të ndikojë në sektorin e shtëpisë dhe familjes suaj. Neptuni, planeti juaj udhëheqës do t'ju tregojë se cili është informacioni që mungon nga puzzle që duhet të krijoni në lidhje me çështjet familjare. Duhet të jepni përgjigje më praktike, më realiste pavarësisht reagimeve të të tjerëve. Nga të gjithë shenjat, ju jeni ata që ndiheni më rehat kur merrni vendime edhe kur ka mungesë informacioni. 

Kjo sepse intuita juaj është e fortë, prandaj ju vetë e lini atë të flasë për ju. Gjërat do të jenë mjaftueshëm pozitive fiks në kohën e pushimeve. Një dëshirë shumë e madhe që mbani do të bëhet realitet. 

Urani, planeti i të papriturave do t'ju surprizojë në 23 dhjetor. Eshtë një kohë perfekte për të dashuruar dhe udhëtuar. Po hyni në një vit mjaft pozitiv, në një nga më produktivët që keni patur gjatë kësaj dekade. Mund të keni qenë paksa të shqetësuar për ca çështje familjare, por pushimet do t'i shijoni siç i meritoni. Do të jenë ditët më të mrekullueshme që keni kaluar vitet e fundit. Do të ndiheni të mbështjellë nga ngrohtësia e miqve dhe familjes dhe mes traditash do të gëzoni çdo ditë pushimi.

Eshtë kaq bukur sa e përshkruam!

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.