
Që Julia Roberts është shoqe prej një jete me George Clooney, ky nuk është një sekret, por që t’ia tregojë dashurinë përmes fundit, kjo po që është një super gjetje dhe me thënë të drejtën, shumë autentike.
View this post on Instagram
Aktorja u shfaq në eventin “Kennedy Center House Honors 2022”, e veshur me një fund, ku shfaqeshin foto të George Clooney, në të shkuarën (kur ishte gooooxha seksi) dhe në të tashmen (kur është gooooxha seksi).
Julia e kombinoi fundin me portretet me mikut të saj me një xhaketë të shkurtër dhe sigurisht, me buzëqeshjen më rrëzëllitëse, sepse në fund të ditës, kishte fotot e Clooney-t kudo dhe thjesht ideja të dhuron lumturi.
Pra, zemra, kaq të urojmë në jetë! Të tjerat vijnë vetë! ;)
Artikuj të sugjeruar:
- Veshjet e punës dhe moda: 3 këshilla që mësojmë nga Amal Clooney!
- Ky zakon i George Clooney do t’ju bëjë të merrni direkt letrën, stilolapsin & të shprehni dashurinë
- George Clooney tregon momentin e sikletshëm kur puthi Julia Roberts në sy të bashkëshortes
- George Clooney thotë se gjatë 8 viteve, nuk është grindur kurrë me bashkëshorten e tij
- (Ndoshta) Amal Clooney ‘gaboi’ me përzgjedhjen e veshjes në tapetin e kuq!
- Brad Pitt tregon cilët janë (sipas tij) burrat më seksi në botë
- Gjejeni pak sa herë duhej të 'putheshin' Julia Roberts & George Clooney për një skenë nga filmi i ri