Instagramming

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz bëhen prindër për herë të parë: Vjen në jetë bebushi

Shkruar nga Anabel

13 Dhjetor 2022

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz bëhen prindër për herë të

Pritjes së ëmbël për Einxhel Shkirën dhe Dj Dagz përfundoi! Burime për Iconstyle bëjnë me dije se Einxhel është bërë nënë e një vogëlushi.

Asnjëri prej të dyve nuk e ka konfirmuar ende lajmin përmes rrjeteve sociale, por gjithçka në kohën e saj. Dagz dhe Einxhel po shijojnë bebushin e tyre të porsalindur. 

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz bëhen prindër për herë të

Lajmi i shtatzënisë u mbajt sekret për shumë gjatë pavarësisht thashethemeve që nisën të qarkullonin së fundmi. 

Dyshja u njoh në “Big Brother Albania VIP”. Për lidhjen pati dyshime dhe jo pak njerëz brenda dhe jashtë shtëpisë ishin skeptikë apo mosbesues. Megjithatë, mesa duket, Einxhel dhe Dagz ishin thjesht dy njerëz që u dashuruan në rrethana të çuditshme, por sidoqoftë interesante.