
Shigjetari është një ndër shenjat më të pavarura, spontane, të sinqerta dhe energjike të horoskopit, por nëse do ta kuptosh më mirë se çfarë ka në mendjen e tyre që nuk di të pushojë, ky artikull të ndihmon.
Çfarë ka qejf një Shigjetar?
Kafshët
Shigjetari vdes për kafshët, veçanërisht ato që janë më të pambrojtura, por në anën tjetër, edhe ato që ndjekin instinktin dhe janë krejt të pavarura.
Udhëtimet
Nëse e pyet në Shigjetar se cila është jeta ideale, përgjigjja do të jetë patjetër e lidhur me udhëtimet. Një Shigjetar e adhuron zbulimin e vendeve të reja dhe ndërmarrjen e aventurave.
Të shkruajë
Shigjetari do gjithmonë të shprehë emocionet dhe të shprehë gjithë mendimet e veta, ndaj asgjë nuk është më perfekt se shkrimi.
Flirti
Nëse dikush po flirton me ty si një mjeshtër në çdo aspekt, me shumë mundësi ke përballë një Shigjetar.
Lirinë
Shigjetari nuk bën kompromis me lirinë dhe do të bëjë një jetë të palimituar. Pra, Shigjetari do të jetojë dhe veprojë pa asnjë presion, plane, apo axhendë në pritje.
Çfarë nuk i pëlqen Shigjetarit?
Njerëzit e ngjitur!
Shigjetari ka nevojë për privatësi dhe nëse ti i rri gjithë kohës pranë, do t’i duket sikur po e kufizon të jetojë dhe të merret me gjërat e veta.
Mungesa e informacionit rreth çështjeve/ temave filozofike
Shigjetari është mendimtar i lindur dhe i pëlqen të bisedojë rreth tematikave “të mëdha” dhe të shtrojë pyetje rreth qenieve, qëllimeve jetësore dhe universit, ndaj është çasti të marrësh më shumë njohuri.
Serioziteti i tepruar
Të kërkojmë ndjesë që po ta themi kaq hapur, por nëse je gjithmonë serioz/e dhe nuk i dhuron buzëqeshje Shigjetarit, shanset që të bësh pjesë në jetën e kësaj shenje, janë të pakta.
Artikuj të sugjeruar:
- Nëse je apo njeh një Shigjetar, të duhen këto kristale
- Ne e dimë si mund të ishit ju si shef/shefe!
- Më thuaj nëse ke një mik Shigjetar, të të them pse je me fat
- Këto shenja tregojnë që je totalisht një Shigjetar!
- Është momenti të mësosh se si është një Shigjetar, në çdo aspekt
- Këto meme tregojnë qartë se si është të jesh një Shigjetar
- 3 tipare që i bëjnë njerëzit e shenjës së Shigjetarit të mos ngjajnë me të tjerët