Kinema & TV

Traileri për filmin 'Barbie' do ju bëjë entuziast si të ishit ende fëmijë të vegjël!

Shkruar nga Anabel

16 Dhjetor 2022

Traileri për filmin 'Barbie' do ju bëjë entuziast si

Traileri i filmit "Barbie" me protagoniste Margot Robbie është publikuar së fundmi dhe shikuesve u ka lënë një përshtypje të mirë.

Duke nisur nga veshjet, "arkitektura" dhe gjithçka tjetër - filmi duket se do ngacmojë fëmijën tonë të brendshëm, duke na kthyer pas në kohë. 

Zhvillimi i historisë në film vazhdon të mbetet i fshehtë dhe do të na duhet të presim deri në 21 korrik të 2023-shit, për të parë se ç'do të ndodhë. 

Shihni trailer-in dhe zbuloni nëse dhe ju do ndiheni papritmas si të ishit 7 vjeç!

Burimi: ET Online