
Photo Credits: Getty Images
Këtë javë, Brad Pitt u shfaq i shoqëruar në afterparty-n e premierës së "Babylon", filmit ku luan edhe aktori.
58-vjeçari u pa me dizajneren e bizhuterive, Ines de Ramon, në Los Angeles.
Dalja e tyre vjen një muaj pasi People konfirmoi lidhjen e dyshes. Ata u fotografuan për herë të parë në nëntor të këtij viti.
Sipas burimeve për People, Brad është "shumë i dashuruar me 32-vjeçaren".
Ines është ndarë nga bashkëshorti i saj, ylli i "Vampire Diaries", Paul Wesley, në fillim të këtij viti.
Nëse nuk ju intereson shumë ç'ndodh me jetën private të Pitt, ama jeni kuriozë për filmin, "Babylon" do të publikohet në 23 dhjetor. Mund të shihni trailerin këtu: