Procesi i blerjes së dhuratave është paksa i lodhshëm, stresues dhe mbi të gjitha të kushton energji. Ajo që ju s'dini është se mund të tregoheni mjaftueshëm të zgjuar për t'ja shmangur vetes të gjitha këto dhe për të gjetur dhuratën ideale.
1. Fokusohuni më shumë tek dhurata dhe më pak tek kostoja
Nëse të bëni pazar për një dhuratë ju shkakton ankth, fillimisht qetësohuni dhe pastaj merrni frymë thellë. Fakti që po bëni diçka të tillë tregon që ju po interesoheni për ta dhe ky është pikërisht fillimi i mbarë. Përsa i përket kostove, mund të gjeni diçka fare të lirë, por të ketë kuptim shumë të veçantë për personin në fjalë ose edhe e kundërta. Ndonjëherë mendojmë se sa më shumë para të shpenzojmë aq më tepër do t'i pëlqejë dhurata personit tjetër. Një dhuratë e menduar me kujdes vlen më shumë sesa një dhuratë që ka kushtuar.
2. Komunikoni
Nuk ka rëndësi për kë po e blini dhuratën, komunikimi është çelësi. Mos hezitoni ta pyesni personin në fjalë se çfarë do. Fatkeqësisht ne s'mund të supozojmë çfarë do njëri apo tjetri prandaj flisni. Duke pyetur se çfarë dhurate do t'i pëlqentë ju i siguroni vetes që të paktën ai nuk do ta urrejë dhuratën tuaj.
3. Më mirë shpenzoni në eksperienca sesa në dhurata familjare
Nëse po konsideroni të blini dy dhurata ku njëra mund të jetë një televizor për shembull dhe tjetra një fundjavë diku, zgjidhni eksperiencën. Studimet tregojnë se koha e shpenzuar dhe koha promovojnë lumturinë dhe mbi të gjitha ju afrojnë më shumë me personin tjetër. Prandaj mos u stresoni shumë, një biletë apo një rezervim hoteli do të ishte ideja perfekte.
Burimi: Psychology Today