Diçka që do duam përgjithmonë me po të njëjtin intensitet që nga vitet '90-të janë xhaketat e lëkurës. Një xhaketë lëkure (prej vërteti) nuk vdes kurrë dhe ju bën të dukeni gjithmonë ekstra!
Ndonëse mund t'ju jetë krijuar ideja se xhaketa e lëkurës nuk është opsioni më i mirë përgjatë dimrit, na lini t'ju provojmë të kundërtën. Nëse e vishni si duhet, një xhaketë ka fuqinë t'ju dhurojë kombinimet më cool fare thjeshtë!
1. Këtë veshje ruajeni për në mars-prill, por mund ta konsideroni edhe darkave, nëse siguroheni që do të futeni në një vend shumë të ngrohtë
2. Pulovra me vija dhe një xhaketë sipër
3. Nëse doni të shmangni palltot dhe xhupat e trashë: Një xhaketë dhe pulovra të plota lidhur në shpatullat tuaja
4. Golf i zi, xhinse blu dhe çizme. Xhaketa e lëkurës s'shkon me asgjë tjetër kaq shumë!
5. Konsiderojeni pjesë të rëndësishme të garderobës një lëkurë kafe. Pastaj visheni me tonalitete të ngjashme dhe fustane të trikotuara.
Burimi: Who What Wear