Flokët

Nëse s'e keni bërë ende, duhet të shihni Dakota Johnson si bjonde!

Shkruar nga Anabel

23 Dhjetor 2022

Nëse s'e keni bërë ende, duhet të shihni Dakota Johnson

Aktoren e famshme të "50 Shades of Grey", e kemi parë gjithnjë si brune dhe kur dikush nuk eksperimenton shumë me flokët, kurioziteti për të parë si do dukej ndryshe mbetet gjithnjë i madh.

Nëse s'e keni bërë ende, duhet të shihni Dakota Johnson

Në tetor, Johnson u pa duke filmuar spin-off-in e ardhshëm të "Spider-Man Madame Web", me flokët e saj të zakonshëm të gjatë të errët dhe balluke. Këtu ajo është me aktoren Sydney Sweeney:

Nëse s'e keni bërë ende, duhet të shihni Dakota Johnson

Në dhjetor, ajo është parë duke filmuar një film tjetër në New York, "Daddio", me aktorin Sean Penn, nga regjisorja Christy Hall. Këtu aktorja është 100% bjonde dhe është e vështirë të dallojmë a është paruke. Sidoqoftë, duket shumë shumë reale.

Nëse s'e keni bërë ende, duhet të shihni Dakota Johnson

Ndoshta kjo ishte shenja që të duhej për t'u bërë ose jo bjonde. Ti e di :)

Burimi: Glamour