Horoskopi Kinez

Nëse keni lindur në këto vite, 2023-shi është viti juaj!

Shkruar nga Anabel

28 Dhjetor 2022

Nëse keni lindur në këto vite, 2023-shi është viti

Horoskopi kinez, ashtu si ai perëndimor, përbëhet nga 12 shenja, ose “shtëpi”. Por në ndryshim, çdo shenjë ka një kohëzgjatje prej 1 viti, jo 1 muaji. Pra, shenjat e horoskopit kinez përcaktohen nga viti i lindjes.

Në Kinë, vitet përllogariten sipas sistemit kohor të Hënës. Viti i Ri Kinez fillon më 1 shkurt dhe ka 12 kafshë të cilave u përgjigjen vite të caktuara: miu, bualli, tigri, lepuri, dragoi, gjarpri, kali, dhia, majmuni, gjeli, qeni dhe derri.

Viti 2023 është viti i Lepurit dhe i përket atyre që kanë lindur në vitet: 1939, 1951, 1963, 1975, 1987, 1999, 2011, 2023.

Viti i Lepurit premton rezultate të favorshme në shumicën e aspekteve të jetës. Dashuria do jetë e mirë, sidomos në tremujorin e parë të vitit. Përsa i përket karrierës, viti do të jetë i suksesshëm pasi yjet do të jenë në favorin tuaj. Por nëse po mendoni të ndryshoni karrierën, atëherë duhet të prisni edhe një vit.

Nëse keni lindur në këto vite, 2023-shi është viti

Në planin financiar, viti do jetë i mirë dhe i keq. Do të fitoni para, por mund t'i humbisni për shkak të pakujdesisë. Pra, jini të kujdesshëm kur shpenzoni para. Për sa i përket shëndetit, duhet të hiqni dorë nga aventurat e rrezikshme pasi ka mundësi që të lëndoheni.

Ngjyrat me fat: e kuqe, rozë, vjollcë, blu
Numrat me fat: 3, 4, 9
Ngjyrat jo me shumë fat: kafe, gri, e bardhë
Numrat jo me fat: 5, 11

Në horoskopin kinez, nëse hyni në vitin e shenjës suaj, do të thotë se do të përballeni me “luhatje” të fatit. Mund të keni shumëëë fat, ose fareee. Megjithatë të lindurit në vitet e Lepurit kanë një qëndrim optimist ndaj jetës dhe kjo gjë i ndihmon të ecin përpara me vendosmëri.

Nëse keni lindur në këto vite, 2023-shi është viti

Nëse jeni kuriozë për shenjën tuaj në horoskopin kinez:

Miu: 1936, 1948, 1960, 1972, 1984, 1996, 2008, 2020

Bualli: 1937, 1949, 1961, 1973, 1985, 1997, 2009, 2021

Tigri: 1938, 1950, 1962, 1974, 1986, 1998, 2010, 2022

Lepuri: 1939, 1951, 1963, 1975, 1987, 1999, 2011, 2023

Dragoi: 1940, 1952, 1964, 1976, 1988, 2000, 2012

Gjarpri: 1941, 1953, 1965, 1977, 1989, 2001, 2013

Kali: 1942, 1954, 1966, 1978, 1990, 2002, 2014

Dhia: 1943, 1955, 1967, 1979, 1991, 2003, 2015

Majmuni: 1944, 1956, 1968, 1980, 1992, 2004, 2016

Gjeli: 1945, 1957, 1969, 1981, 1993, 2005, 2017

Qeni: 1946, 1958, 1970. 1982, 1994, 2006, 2018

Derri: 1947, 1959, 1971, 1983, 1995, 2007, 2019