Celebrity

Pse në rrjet qarkullon lajmi se Andrew Tate ka vdekur?

Shkruar nga Anabel

28 Dhjetor 2022

Pse në rrjet qarkullon lajmi se Andrew Tate ka vdekur?

Një postim në Twitter nga gazetari britanik Piers Morgan shkruante se Andrew Tate është qëlluar për vdekje në Dubai këtë të hënë.

Llogaria e 57-vjeçarit u hackua, prandaj një mori postimesh të dyshimta në rrjete sociale, nuk kanë qenë në fakt prej tij.

Krahas statusit për Tate, postime të tjera përfshinin ofendime për këngëtarin e pop-it, Ed Sheeran, madje edhe për të ndjerën, mbretëreshën Elizabeth II.

Tate, 36 vjeç, iu bashkua listës së njerëzve të "vrarë" nga hackuesi, i cili me sa duket është ndalur sepse shumë prej postimeve në Twitter nuk shfaqen më.

Ylli i rrjeteve sociale iu përgjigj lajmit që u bë shumë shpejt viral me një postim:

“Vështirë të vritem!”

Pse në rrjet qarkullon lajmi se Andrew Tate ka vdekur?

Tate ka paralajmëruar shumë herë më parë se "agjentët e Matrix" do ta vrasin, duke thënë se ai nuk do të bënte kurrë vetëvrasje, duke nënkuptuar se nëse “një ditë vrasja e tij do duket si vetëvrasje, atëherë është e inskenuar nga ata që do ta vrisnin në të vërtetë”.

Për ju që s'e njihni ende, kush është Andrew Tate?

Tate është një ish-kampion kickbox-i, i cili mori një famë të vrullshme në rrjetet sociale, veçanërisht në TikTok. Pak kohë pasi u bë viral, platformat sociale vendosën ta ndalonin sepse deklaratat e tij u cilësuan si fyese për gratë.

Kur Elon Musk bleu Twitter-in, llogaria e tij u riaktivizua.

Burimi: Marca