
Nëse çuditesh pse bota ka kaq shumë banorë, një prej faktorëve është Nick Cannon, i cili është bërë prapë baba, këtë herë i fëmijës së 12.
View this post on Instagram
Komediani dhe Alyssa Scott mirëpritën vajzën Halo Marie Cannon më 14 dhjetor dhe dje, Scott ndau në Instagram lajmin e mirë.
Përmes një videoje emocionale, Scott përshkroi emocionet e saj. “14 dhjetor 2022. Jetët tona ndryshuan përgjithmonë” shkroi ajo, duke rikujtuar edhe fëmijën e ndjerë, Zen.
“Zen është (me mua) në çdo frymëmarrje. E di që shpirti i tij ishte me ne në dhomë këtë mëngjes. E di që ai po na sheh nga lart. Ai më dërgon shenja çdo ditë”, u shpreh Scott.
Tanimë, Nick është babai i plot 12 fëmijëve dhe është shprehur se për momentin është okay me familjen e tij të madhe, gjithsesi, me thënë të drejtën ia kemi pakëz frikën.
Artikuj të sugjeruar: