
Bad Bunny u është përgjigjur reagimeve në internet pasi pamjet e tij duke hedhur telefonin e një fanseje u bënë virale gjatë festave.
Këngëtari i muzikës reggaeton nuk kërkoi falje për rastin në fjalë, të cilin e quajti "mungesë respekti" nga ana e fanses dhe shpjegoi reagimin që bëri.
Videoja, e cila u filmua në Republikën Domenikane, tregon një tufë fansash që rrethojnë këngëtarin teksa një prej vajzave të pranishme i del përpara, me kamerën pranë fytyrës së tij.
Bad Bunny më pas shihet duke marrë telefonin dhe duke e përplasur atë në tokë, teksa dikush bërtet “uau, vërtet?” dhe një tjetër thotë “duhet të respektosh hapësirën e tij”.
Adivina... fuaaaap pic.twitter.com/T96HighoxQ
— Felix Victorino (@donfelixSPM) January 2, 2023
Lidhur me gjithë ngjarjen, 28-vjeçari ka shpjeguar:
“Kushdo që vjen tek unë për të më përshëndetur, për të më thënë diçka, ose thjesht për të më takuar, do të ketë gjithmonë vëmendjen dhe respektin tim. Por ata që vijnë për të më vënë një telefon të mallkuar në fytyrë, këtë do ta konsideroj gjithmonë për atë që është: një mungesë respekti dhe do ta trajtoj si të tillë.
Njerëzit në internet janë ndarë në dy grupe. Ka nga ata që mendojnë se ishte gjëja më e drejtë për t’u bërë dhe të tjerë të cilët mendojnë se veprimi ishte pak agresiv.
Dikush shkroi:
“E adhuroj Bad Bunny-n por kjo ishte e panevojshme dhe kushdo që justifikon veprimet e tij është i çuditshëm. Mjafton t’i kishte kërkuar të tërhiqej, nuk kishte pse t’i kapte telefonin dhe t’ia hidhte në atë mënyrë të vrazhdë.”
Si për ironi të atit, fondacioni jofitimprurës i këngëtarit “Good Bunny Foundation” - organizoi një event në Puerto Rico në dhjetor, ku Bad Bunny u dha dhurata fëmijëve dhe bëri foto me fansat.
Ja dhe një meme, "Bad Bunny pasi i hodhi telefonin fanses":
Bad Bunny after throwing that fan's phone away : pic.twitter.com/itPPTrvWtb
— Bayanda || Shozi (@bayandatrendz) January 2, 2023
Burimi: Variety