Sport

Legjendari Gianluca Vialli ndahet nga jeta në moshën 58-vjeçare

Shkruar nga Anabel

6 Janar 2023

Legjendari Gianluca Vialli ndahet nga jeta në moshën 58-vjeçare
Getty Images

Ish-futbollisti ikonik, Gianluca Vialli u nda nga jeta në moshën 58-vjeçare, pas një luftë të gjatë me kancerin në pankreas. Mediat italiane raportojnë se ai ndërroi jetë në Londër.
 
58-vjeçari ka qenë një ndër sulmuesit më të spikatur të Juventus, Chelsea, Sampdoria dhe Cremonese, ndaj kudo në botë ka shumë admirues.

Vialli e ka nisur betejën me kancerin në vitin 2017 dhe pas kurave dhe trajtimeve, kanceri pati një periudhë pauze, për t’u rikthyer edhe më agresiv se më parë.

Artikuj të sugjeruar: