Që pas vitit 2019, kur Bes Kallaku dhe Enca patën një debat virtual, nuk kemi marrë gjë vesh për marrëdhënien e tyre, por dje, në “Zemër Luana”, Besi u tregua profesionist dhe u shpreh se pavarësisht se ç’ka ndodhur, ai prapë do ta ftonte Encën në një prodhim të tijin.
"Po, është e vërtetë. Enca e ka pasur ftesën për filmin "Falco" dhe e ka refuzuar. Patjetër, jo vetëm Encës, por gjithkujt. Nëse mendoj se është një personazh që do të më duhet për filmin, patjetër”, tha Besi me bindje.
Në 2019-ën, Enca dhe Bes Kallaku u përfshinë në debat, pas një deklarate që Besi ka dhënë në “Shiko Kush Luan”, ku u shpreh se: “Ermal Mamaqi e bën (filmin) për biznes, unë bëj komedi. Për ballkon mund të bëjë Enca, për profesionalizëm mund të bëjë Bleona (Qerreti)”. Por, mesa duket, Besi ia kishte ofruar rolin Encës, por ajo e kishte refuzuar për shkak se do të ishte aktore te filmi i Ermal Mamaqit.
Enca reagoi me një postim ku tha se: "Dy gjëra që unë urrej më shumë në botë janë padrejtësia dhe hipokrizia. Spuntoja për këtë video, është pikërisht ky lajm që ma dërguan miqtë e mi. Në radhë të parë, ndoshta jam shumë naive që e mendoj këtë gjë, por mua personalisht, ashtu siç do shqiptari duhet t'i bëhet qejfi që kinematografia shqiptare po zhvillohet. Detyra jonë si shqiptarë dhe si artistë është të mbështesim punët e njëri-tjetrit”, u shpreh Enca.
“Në radhë të dytë, ndoshta Bes Kallaku ka harruar që përpara disa muajsh ishte ai i cili më kërkoi të luaja rolin kryesor në filmin e tij. Megjithatë, mua m'u desh ta refuzoja kërkesën e tij sepse nuk do të bënte sens as për mua, as për projektet që të kisha rol protagonist tek të dyja”, përfundoi këngëtarja.
Deklaratën e plotë mund ta lexoni këtu.
Asokohe, filmi i Ermal Mamaqit “I love Tropoja” dhe “Falco” i Bes Kallakut iu prezantuan publikut pothuajse në të njëjtën kohë. Në “I love Tropoja”, në një prej roleve kryesore ishte Enca dhe në “Falco”, Bleona Qerreti.