Shfaqja e teknologjisë CES (e njohur si Consumer Electronics Show) në Las Vegas, SHBA, ishte plot me pajisje shëndetësore këtë vit, përfshirë këtu edhe WC-në.
Firma franceze Withings po debuton me U-Scan, një laborator i urinës në shtëpi që ofron këshilla të ushqyerjes dhe mund t'u tregojë grave kur janë në ciklin e tyre menstrual.
"Ne kemi integruar një veçori, stream ID, përmes së cilës jemi në gjendje të njohim dhe identifikojmë përdoruesin që po urinon në produkt, kështu që do ta mbledhim urinën vetëm kur jeni ju që përdorni produktin,” shpjegoi për Euronews Next Inna Ndaw.
Pajisja është vetëm 90 mm në diametër. "Urina ka në fakt mbi 3,000 metabolitë. Pra, është një burim informacioni që zakonisht nuk përdoret shumë sepse është shumë e vështirë për t'u aksesuar," tha një përfaqësuese e kompanisë.
"Shumicës së njerëzve nuk u pëlqen të shkojnë dhe të bëjnë një analizë urine. Zakonisht, njerëzit do të shkojnë një herë në vit për t'u testuar në vend që të testohen rregullisht në mënyrë që të kenë informacion të mjaftueshëm për të përmirësuar shëndetin e tyre.”
Rezultatet vendosen në një aplikacion smartphone, duke ofruar analiza dhe rekomandime bazuar te të dhënat. U-Scan do të shpërndahet në Europë nga mesi i vitit 2023 dhe pritet të kushtojë 500 dollarë.