
Sipas teknikës më të fundit të manifestimit në TikTok, të besoni se jeni personi më me fat në botë, mund t’ju bëjë në fakt personin më me fat në botë!
Në dhjetor 2022, TikToker Laura Galebe, mes shumë krijuesve të tjerë, prezantoi botën me "Sindromën e Vajzave me fat", e cila është një metodë manifestimi që e ndihmoi atë të fitonte “mundësitë më të çmendura” që i dilnin përpara nga hiçi.
Videoja e Galebe aktualisht ka 2.8 milionë shikime dhe 461.1 mijë pëlqime në TikTok, dhe shumë kanë komentuar se e kanë përdorur vetë metodën pa dështuar. Por çfarë është saktësisht “Sindroma e Vajzave me fat” dhe si funksionon?
Sipas Sarah Proffitt, këshilluese spirituale, sindroma e vajzës me fat është në fakt një emër tjetër për Ligjin e Supozimit.
“Në manifestimin e vërtetë, është përpjekja e kombinuar e personit që është i gatshëm të supozojë se gjithçka po funksionon gjithmonë për të dhe veprimi i ndërmarrë për ta bërë këtë të ndodhë”, thotë Proffitt.
Për shembull, nëse me të vërtetë besoni me gjithë qenien tuaj se dyert thjesht do hapen për ju në karrierën tuaj dhe i shfrytëzoni ato mundësi kur paraqiten, ka një shans të mirë që të mund të fitoni llojin e karrierës/punës që dëshironi. Pikë bonus nëse e shprehni aktivisht këtë besim me zë të lartë.
Në mënyrë të ngjashme me çdo teknikë manifestimi, duhet të besoni se ajo që po thoni me zë të lartë është e vërtetë.
Nëse dëshironi që kjo teknikë të funksionojë për ju, është e rëndësishme të përqendroheni në atë që dëshironi të sillni në jetën tuaj. Ajo që krijoni në botën fizike, nis fillimisht nga një mendim apo ide. Prandaj është e rëndësishme të jeni të qartë për atë që dëshironi të krijoni dhe të siguroheni që energjia juaj të përputhet me planet që keni.
Kur jeni të emocionuar, optimistë dhe të hapur ndaj gjërave të mira që do vijnë në jetën tuaj, gjasat janë që këto të mira të vijnë vërtet tek ju.
Mund të duhet pak kohë dhe praktikë për të hyrë në hapësirën e duhur për ta bërë këtë teknikë manifestimi ose ndonjë teknikë tjetër të funksionojë për ju.
Çfarëdo që vendosni të provoni, thjesht jini të durueshëm me veten tuaj. Qëndrueshmëria është çelësi!
Burimi: Bustle