Celebrity

Fyese: Posteri i albumit të Demi Lovato-s ndalohet në Mbretërinë e Bashkuar sepse duket kështu!

Shkruar nga Anabel

13 Janar 2023

Fyese: Posteri i albumit të Demi Lovato-s ndalohet në

Rregullatori i reklamave në Britani ka ndaluar një poster që promovon albumin më të fundit të Demi Lovato-s për shkak se "mund të shkaktojë ofendim serioz ndaj të krishterëve".

Autoriteti i Standardeve të Reklamimit në vend (ASA) nisi një hetim për posterin, i cili u pa në shumë vende në të gjithë Londrën në gusht, dhe mori ankesa nga publiku.

Fyese: Posteri i albumit të Demi Lovato-s ndalohet në

Posteri shfaqte një imazh të kopertinës së albumit nën titullin "HOLY FVCK", i cili është edhe emri i albumit. Imazhi tregonte këngëtaren të shtrirë mbi një kryq të madh me jastëk, me një veshje lëkure ekstravagante.

Sipas kodit të Mbretërisë së Bashkuar për reklamat, ato duhet të përgatiten me një "ndjenjë përgjegjësie" dhe nuk duhet të përmbajnë asgjë që mund të shkaktojë fyerje.

Sipas raportit të publikuar nga ASA të mërkurën, njerëzit që u ankuan thanë se “ishin të ndjerë të fyer nga reclama” dhe të tjerë sugjeruan se “ishte vendosur në mënyrë të papërgjeshme dhe në vende që mund të shiheshin nga fëmijët”.

Polydor Records, një divizion i Universal Music Group, argumentoi se posterat, të cilët u shfaqën në gjashtë zona të ndryshme dhe u hoqën pas katër ditësh, përfshinin kryesisht veprat artistike nga albumi i këngëtares dhe mohuan që ato të ishin fyese.

Fyese: Posteri i albumit të Demi Lovato-s ndalohet në

Albumi i tetë i Lovato, i cili u publikua në gusht, trajton disa çështje të vështira dhe delikate, përfshirë varësinë nga droga dhe alkooli. Një nga këngët, "Skin of My Teeth", u frymëzua nga sfidat e saj shëndetësore pas një mbidoze në vitin 2018, e cila shkaktoi goditje të shumta dhe dëmtime të trurit. Ajo tha në podcast-in "Spout" se është treguar e matur gjatë gjithë krijimit të albumit, diçka për të cilën është "shumë krenare".

Burimi: CNN