Instagramming

‘Mos ma bëni pis këngën’: Elsa Lila reagon mbi debatin për këngën ‘Pyes lotin’

Shkruar nga Anabel

19 Janar 2023

‘Mos ma bëni pis këngën’: Elsa Lila reagon mbi

Elsa Lila reagoi për herë të parë në lidhje me debatin për versionin e këngës “Pyes lotin” me Capital T, pas komenteve të kompozitorit të këngës, Valentin Veizi.

Në një postim në Instagram, Elsa njoftoi se versioni me Capital T është rikthyer në YouTube. “Kush duron, fiton!” shkroi ajo.

‘Mos ma bëni pis këngën’: Elsa Lila reagon mbi

Elsa Lila dhe Capial T kënduan “Pyes lotin” në “Festivalin e Këngës”, mirëpo kompozitori nuk e mirëpriti aspak performancën, duke pretenduar se “i bënë pis këngën”. Pas reagimit të tij publik, kënga u fshi nga Youtube. Në një intervistë për Euronews, Valentin Veizi u shpreh se nuk ka komunikuar me Elsa Lilën, por “ka ndjerë dhimbje kur ka parë këngën të deformuar”.

Tani, duket se Elsa ia ka dalë ta zgjidhë mosmarrëveshjen.