Pushteti

Papa kërkon që t’u jepet fund ligjeve kundër homoseksualëve & LGBTQ+ të mirëpriten në kishë

Shkruar nga Anabel

26 Janar 2023

Papa kërkon që t’u jepet fund ligjeve kundër

Papa Françesku ka kritikuar ligjet që kriminalizojnë homoseksualitetin, duke thënë se Zoti i do të gjithë fëmijët e tij ashtu siç janë dhe u ka bërë thirrje peshkopëve katolikë që të mirëpresin njerëzit LGBTQ+ në kishë.

“Të jesh homoseksual nuk është krim,” tha Papa Françesku në një intervistë.

Komentet, në përputhje me qasjen e tij të përgjithshme ndaj personave LGBTQ+, u cilësuan nga mbrojtësit e të drejtave të homoseksualëve si një moment historik sepse janë të parat e shqiptuara nga një papë për ligje të tilla.

Rreth 67 vende ose juridiksione në mbarë botën kriminalizojnë aktivitetin seksual mes partnerëve të të njëjtit seks, 11 prej të cilave mund ose vendosin dënimin me vdekje, sipas The Human Dignity Trust, që punon për t'i dhënë fund ligjeve të tilla. Duke i shpallur këto ligje si "të padrejta", Papa tha se kisha katolike mund dhe duhet të punojë për t'u dhënë fund atyre.

“Ne jemi të gjithë fëmijë të Zotit dhe Zoti na do ashtu siç jemi dhe për forcën që secili prej nesh lufton për dinjitetin tonë,” shtoi ai.

Papa tha se duhet duhet të ketë dallim mes mëkatit dhe krimit. Kisha thotë se aktet homoseksuale janë mëkat, por që homoseksualët duhet të trajtohen me dinjitet dhe respekt.

“Nuk është krim. Po, por është mëkat. Mirë, por së pari le të bëjmë dallimin midis një mëkati dhe një krimi. Është gjithashtu mëkat të mungojë dashuria me njëri-tjetrin,” shtoi ai.

Komentet e Papës nuk i drejtoheshin në mënyrë specifike njerëzve transgjinorë ose jobinarë, vetëm homoseksualëve. Ndonëse Papa flet për mëkat, përkrahësit e LGBTQ+ i cilësuan komentet e tij si një përparim të rëndësishëm.