Pas çdo kënge të preferuar, është një histori e pathënë. Dalina Buzi vendosi t’i tregonte historitë pas këngëve që kanë lënë gjurmë në jetën e saj në rubrinën e saj të re në Instagram, “Starring Dalina Buzi”, ku çdo ditë ndan me ndjekësit diçka përditshmëria.
1. People Are Strange - The Doors
Arsyeja: Sepse ishte kënga e preferuar nga albumi i parë që bleu CD, “një dashuri që zgjati përgjithmonë.”
2. Shi bie në Tiranë - Finete Tuda & Vlera Kastrati
Arsyeja: Sepse përkonte me kohën kur u zhvendos për studimet në SHBA dhe i kujton kohën e vështirë në një vend komplet të huaj.
3. Think Of Me - Sierra Bogges
Arsyeja: Sepse ështe një këngë shumë speciale për të.
4. 32 Flavors - Ani DiFranco
Arsyeja: Sepse ishte në një shkollë gocash dhe natyrisht dëgjohej shumë muzika folk amerikane dhe këngët feministe.
5. Blues Before Sunrise - Eric Clapton
Arsyeja: Sepse ra në dashuri që kur e dëgjoi; për më tepër, ishte kënga që dëgjonte kur shkoi për herë të parë në New York.
View this post on Instagram
6. The Ketchup Song – Asereje
Arsyja: Sepse i kujton kohën kur u kthye nga SHBA dhe nisi punën në Top Channel. “Ishte bekim që pas universitetit kisha mundësi të bëja gjërat që doja në jetë,” tha Buzi.
7. Poshtë nga çairet - këngë polifonike shqiptare
Arsyeja: Sepse e emocionon gjithmonë dhe i kujton kohën kur jetonte me gjyshen nga Përmeti dhe mblidheshin dhe këndonin gjithmonë këtë këngë. “Një kohë shumë e lumtur, pavarësisht dramave, halleve,” shtoi ajo.
8. Hung Up – Madonna
Arsyeja: Sepse lidhet me largimin për studimet Master në Londër, pak ditë pas humbjes së të atit, një periudhë e vështirë emocionale. “Pjesën më të madhe e kaloja në shkollë dhe në palestër. Në palestër vendosej kjo kënga dhe më mbante në një gjendje të mirë.”
9. Pushtet – Sardi
Arsyeja: Sepse lidhet me serialin $NOB. “Ditën e parë të xhirimeve të $NOB, realisht jam prekur dhe kam qarë kur pashë një set të vërtetë xhirimi. E ndjeva që ishte ajri i kinematografisë që gjithmonë kisha dashur dhe më në fund, gjithë fantazia ime po bëhej realitet.”
10. Sure Thing – Miguel
Arsyeja: Sepse thjesht e dëgjon shpesh së fundmi dhe e di që do të bëhet një këngë e dashur. “Për momentin po ndërtoj kujtime me këtë këngë,” shtoi Dalina.
View this post on Instagram