TV Mania

Nëse ky person hyn në ‘Big Brother’, Luizi (ndoshta) largohet nga shtëpia

Shkruar nga Anabel

26 Janar 2023

Nëse ky person hyn në ‘Big Brother’, Luizi (ndoshta)

Nëse ka diçka që mund ta nxjerrë Luizin jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” (përveç thyerjes së ndonjë rregulli) është prania e një personi.

Cili? Ish-i dashuri i Kiarës. Khëm Butrint Imeri Khëm

“E vetmja gjë që shoh unë, që mund të më largojë komplet jashtë loje, po supozojmë, është që të hyjë ish-i dashuri i Kiarës. Ai më nxjerr jashtë komplet, pa më bërë asgjë, thjesht prania e tij. [Sepse] unë nuk e kam diçka me Kiarën, diçka të vendosur dhe përsa kohë nuk e kam...” tha ai teksa po bisedonte me Valbona Memën dhe Bjordin.

“[Nëse vjen] aty do them ‘ishte kënaqësi. Nëse dikush është ende i mërzitur me mua, kërkoj falje’ dhe iki. Nuk rri dot. Nisem me atë idenë ‘Ose unë, ose ky në shtëpi’.” – tha në një tjetër moment.

Bjordi, nga ana tjetër, shtoi me shaka: “Luiz, mos jep kështu idesh, se ‘Vëllai i Madh’..."

“Prandaj jam duke ia dhënë, që nëse e ka ndërmend...jepi,” u përgjigj Luizi sfidues.

A është e vështirë që produksioni t'i bëjë ftesë ish-të dashurit të Kiarës Butrinit, ky i fundit të pranojë dhe Luizi të largohet nga loja? Është. A është e pamundur? Jo, nuk është. A do t'i donte ish-i dashuri i Kiarës Butrinti fansat e Luizit kundër? Jo, nuk do t'i donte. A e duam ne një "Big Brother" pa Luizin?

Poll