Celebrity

Ups! Harry Styles i grisen pantallonat para Jennifer Aniston

Shkruar nga Anabel

29 Janar 2023

Ups! Harry Styles i grisen pantallonat para Jennifer Aniston

Fati nuk ishte në anën e Harry Styles, kur teksa kërcente, iu grisën pantallonat përpara Jennifer Aniston…e cila ka qenë fiksimi i tij i parë.

Harry Styles performoi në Kaliforni si pjesë e turneut “Love on Tour” dhe vendi ishte i mbushur plot me njerëz. Ndodhi që mes njerëzve të ishte edhe Jennifer.

E pyetur më parë nga Ellen DeGeneres se “cila ishte dashuria e tij e parë nga vajzat e famshme”, ai tha: “Me siguri Jennifer Aniston.”

Fati (i keq) deshi që teksa performonte – me gjasë për t’i bërë përshtypje asaj – Harry përfundoi me një të çarë gjigante në pjesën e poshtme të pantallonave. E përsërisim: Përpara Jennifer-it.

Për fat të mirë, kishte veshur mbathje. Reagimet në Twitter qenë të menjëhershme.