TV Mania

Sfida e rezistencës: Nita fiton lojën dhe thyen rekordin botëror në 'Big Brother'

Shkruar nga Anabel

4 Shkurt 2023

Sfida e rezistencës: Nita fiton lojën dhe thyen rekordin botëror

Nita Latifi qëndroi e palëkundur deri në fund të sfidës së rezistencës në “Big Brother VIP Albania” – ku duhet të mbanin ndezur një llambë duke shtypur një buton pa hequr dorën në asnjë moment.

Këngëtarja qëndroi për plot 14+ orë duke thyer rekordin e vendosur më parë në “Big Brother” në SHBA në vitin 2005.

Të fundit në garë qenë Nita dhe Deamishel. Nita u shpreh se shumën e fituar do ta dhuronte si ndihmë për Shoqatën e Fëmijëve me Autizëm në Prishtinë, vendim që e shtyu Dean të hiqte dorë nga fitorja.

Tre banorët që rezistuan më gjatë qenë Efi, Dea dhe e fundit, Nita.