Shëndeti

Nga infeksionet te problemet me veshkat: Pse bëni gabim sa herë që *mbani gjatë* urinën

Shkruar nga Anabel

6 Shkurt 2023

Nga infeksionet te problemet me veshkat: Pse bëni gabim sa herë

Shumica prej nesh janë të njohur me sikletin e përjetuar kur na duhet të mbajmë urinën, por, përveçse e sikletshme, mbajtja e urinës për shumë gjatë mund të sjellë disa probleme shëndetësore.

Ja disa arsye pse duhet ta hiqni njëherë e përgjithmonë këtë zakon:

1. Mund të dëmtoni veshkat

Edhe pse mbajtja e urinimit nuk paraqet rreziqe serioze për shëndetin, do ishte mirë ta shmangnit nëse e bëni shpesh. Ajo mund t'ju bëjë të prekshëm ndaj infeksioneve, veçanërisht nëse keni sëmundje të veshkave. 

Në raste të rënda, mund të shkaktojë edhe grumbullimin e urinës në veshka, duke çuar në dëmtime serioze.

2. Mund të dobësoni muskujt e fshikëzës

Mbajtja e urinës për periudha të gjata ushtron presion mbi fshikëzën tuaj dhe muskujt e legenit, duke sjellë vështirësi në zbrazjen e fshikëzës dhe probleme të tjera.

3. Mund të merrni infeksione të traktit urinar

Zbrazja e fshikëzës i ndihmon bakteret që janë natyrshëm të pranishme në traktin urinar të dalin nga trupi juaj. Por kur mbani urinën, bakteret fillojnë të grumbullohen dhe shumohen, gjë që mund të çojë në infeksione.

Burimi: Bright Side