News

Mijëra njerëz ofrohen që ta birësojnë: Foshnja e lindur nën rrënoja ka një emër & një shtëpi

Mijëra njerëz ofrohen që ta birësojnë: Foshnja e lindur

Një foshnjë siriane, nëna e së cilës ndërroi jetë pasi e lindi nën rrënojat e shtëpisë së tyre të shkatërruar nga tërmeti, tani ka një emër: Aya, që në arabisht ka kuptimin "një shenjë nga Zoti", “mrekulli”.

BBC raportoi se mijëra njerëz janë ofruar të birësojnë bebushen, megjithatë, për Aya-n do të kujdeset xhaxhai dhe familja e tij.

Punonjësit e shpëtimit në Jindayris, Siri, e gjetën Aya-n të hënën pasdite, më shumë se 10 orë pas goditjes së tërmetit, teksa po gërmonin rrënojat e ndërtesës ku jetonin prindërit e saj. Kur u gjet, foshnja ishte ende e lidhur me kordonin e kërthizës me të ëmën, Afraa Abu Hadiya, e cila kishte ndërruar jetë së bashku me burrin dhe katër fëmijët e tjerë. Foshnja u dërgua me urgjencë në spital.

E ëma ndoshta lindi vajzën dhe më pas vdiq disa orë para se të gjendeshin, tha Dr. Hani Maarouf në spitalin Cihan në qytetin Afrin. 

Videoja e shpëtimit të Aya-s u bë virale në rrjetet sociale. Pamjet tregonin një burrë duke vrapuar nga rrënojat e një ndërtese të shembur i cili shtrëngonte një foshnjë të vogël të mbuluar me pluhur. Një burrë i dytë vraponte drejt të parit, duke mbajtur një batanije në përpjekje për të ngrohur të porsalindurën në temperatura nën zero, ndërsa një i tretë bërtiste që një makinë ta çonte në spital.

Mjekët thanë se trupi i saj kishte mavijosje, të çara, ndërsa balli dhe gishtat ishin bërë blu nga i ftohti. “Ajo gjithashtu mbërriti me hipotermi për shkak të të ftohtit të ashpër. Ne duhej ta ngrohnim dhe t'i jepnim kalcium,” tha pediatri Hani Maaroouf.

Aya ndodhet në spital dhe gjendja e saj po përmirësohet dita-ditës.

Tërmeti që goditi Sirinë veriore dhe Turqinë juglindore ka shkaktuar deri tani më shumë se 21,000 viktima.

 

REELS

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

💃 🪩 @cousinskeether

Summer hits different with EVAPIFY. ☀️🔥 SUNDANCE X EVAPIFY, aty ku muzika, energjia dhe vibe-i veror takohen me eksperiencën e vape. 💨✨ Një event plot good vibes, ritëm dhe momente për t’u shijuar deri në fund. EVAPIFY brings the flavor. SUNDANCE brings the energy. Together, we create the vibe. 🖤

Sikur të ishte kaq e thjeshtë të zgjidhje vetëm dy shije. 👀🍦Te @nalta.tirana dilemat e verës duken pak a shumë kështu.

Për çdo plan, çdo destinacion dhe çdo moment të ditës. @bluetaxi_tirane është zgjedhja për një udhëtim të shpejtë, komod dhe pa shumë mendime. Your favorite ride, whenever you need it.

E gjeni veten? Apo gjeni shoqërinë?

Po, e ka postuar vetë ajo 😂

Mendoni njësoj?

Javë të mbarë!

Thousands of people offer to adopt him: The baby born under the rubble has a name & a home

Mijëra njerëz ofrohen që ta birësojnë: Foshnja e lindur

A Syrian baby whose mother died after giving birth to her under the rubble of their earthquake-ravaged home now has a name: Aya, which in Arabic means "a sign from God", "miracle".

The BBC reported that thousands of people have offered to adopt the baby, however, Aya will be cared for by her uncle and his family.

Rescue workers in Jindayris, Syria, found Aya on Monday afternoon, more than 10 hours after the earthquake struck, while digging through the rubble of the building where her parents lived. When found, the baby was still attached by the umbilical cord to its mother, Afraa Abu Hadiya, who had died along with her husband and four other children. The baby was rushed to the hospital.

The mother probably gave birth to the girl and then died hours before they were found, said Dr. Hani Maarouf at Cihan hospital in Afrin city. 

The video of Aya's rescue went viral on social media. Footage showed a man running from the rubble of a collapsed building clutching a small baby covered in dust. A second man ran towards the first, holding a blanket to try to warm the newborn in sub-zero temperatures, while a third shouted for a car to take him to hospital.

Doctors said her body had bruises, cracks, while her forehead and fingers had turned blue from the cold. “She also arrived with hypothermia due to the bitter cold. We had to warm him up and give him calcium,” said pediatrician Hani Maaroouf.

Aya is in the hospital and her condition is improving day by day.

The earthquake that struck northern Syria and southeastern Turkey has so far claimed more than 21,000 lives.