Social Buzz

Videoja virale e avionit që ‘rri pezull në ajër’: Si qëndron e vërteta?!

Shkruar nga Anabel

14 Shkurt 2023

Videoja virale e avionit që ‘rri pezull në ajër’: Si
Photo Credits: @tania.draws/TikTok

Një video e një avioni në ajër është bërë virale sepse njerëzit janë të bindur se është “një gabim në Matrix”.

Edhe pse duket sikur avioni po qëndron pezull, pamja në dukje e pazakontë mund të shpjegohet lehtësisht nga shkenca.

Në videon e hedhur në TikTok, njerëzit komentojnë se si kjo “është çmenduri”, “e frikshme” etj.

Dikush shkruan:

“Njerëzit në këto komente dukshëm nuk kanë bërë kurrë fizikë në jetën e tyre.”

Në fakt, skeptikët kanë të drejtë, pasi fenomeni në dukje alarmant s’është asgjë për t’u shqetësuar.

Avioni nuk ka ngecur në vend. Ajo që ka më shumë gjasë të ketë ndodhur është se ai është kapur nga erëra shumë të forta në drejtim të kundërt dhe era që fryn kundër një objekti në lëvizje, bën që ai të lëvizë shumë më ngadalë.

Avioni gjithashtu mund të jetë duke u ngadalësuar sepse po përpiqet të ulet.

Për njerëzit në tokë që e shohin avionin për disa sekonda dhe po udhëtojnë në drejtim të kundërt, mund të duket sikur avioni ka ndaluar së lëvizuri fare.

Nëse gjithë këtyre i shtojmë edhe perspektivën e zhvendosjes së kamerës, mund të duket sikur avioni është i palëvizshëm në ajër.

Jo kaq argëtuese sa shpjegimi i një “gabimi në Matrix” apo jo?