Celebrity

Chris Brown paska patur një reagim publik për performancën e Rihanna-s: Pse mendojnë kështu fansat?

Shkruar nga Anabel

16 Shkurt 2023

Chris Brown paska patur një reagim publik për performancën e

Mesa duket, Chris Brown mund t'i ketë dërguar një mesazh ish-të dashurës me rastin e performancës në Super Bowl dhe lajmit për shtatzëninë.

Në ditën kur Rihanna performoi pas shumë kohësh larg skenës, Chris Brown shkroi "Go Girl" në Instagramin e tij.

Nuk dihet me siguri nëse postimi është dedikuar Rihanna-s, por sa janë gjasat që të jetë rastësi?

Lidhja e Rihanna-s dhe Chris Brown filloi në vitin 2008 dhe çifti u bë shpejt një nga më të përfolurit në industrinë e muzikës.

Megjithatë, në 8 shkurt 2009, Chris Brown u arrestua dhe u akuzua për dhunë pas një grindjeje me Rihanna-n. Ngjarja ka ndodhur disa orë para ndarjes së çmimeve Grammy, ku ishte planifikuar që do të performonin të dy. Chris Brown u akuzua më vonë për "dhunë dhe kërcënime kriminale".

Ai u dënua me pesë vjet shërbim prove, një vit shërbim në komunitet dhe këshillim për dhunën në familje.

Me gjithë problemet ligjore, Rihanna dhe Chris Brown vazhduan të kishin një marrëdhënie herë të ndarë dhe herë bashkë, përgjatë viteve. Ata kanë bashkëpunuar në disa këngë, përfshirë "Nobody's Business" dhe "Put It Up".

Dyshja i dha fund zyrtarisht lidhjes në vitin 2013. Që atëherë, si Rihanna ashtu edhe Chris Brown kanë vazhduar të kenë karrierë të suksesshme, por lidhja e tyre mbetet temë diskutimi në media.

As Rihanna dhe as Chris Brown nuk kanë komentuar publikisht arsyen e ndarjes së tyre, por besohet gjerësisht se ndarja erdhi për shkak të polemikave të vazhdueshme rreth sulmit të Chris Brown ndaj Rihanna-s.

Artikuj të rekomanduar: