Social Buzz

22-vjeçarja pranon se vrau shoqen e ngushtë, në bashkëpunim me miq të tjerë për $9 milionë!

Shkruar nga Anabel

22 Shkurt 2023

22-vjeçarja pranon se vrau shoqen e ngushtë, në
Photo Credits: ThinkStock via Getty Images

Denali Brehmer, 22 vjeç, është deklaruar fajtore për vrasjen e shoqes së saj më të ngushtë, pasi një burrë në internet i ofroi asaj 9 milionë dollarë.

Sipas një deklarate nga Departamenti i Drejtësisë në Alaskë, Denali, 18 vjeç në atë kohë, vrau Cynthia Hoffman, 19 vjeç, në vitin 2019 pas një ryshfeti nga dikush në internet.

Personi në fjalë nuk kishte asgjë personale me miken e ngushtë të saj. Ai kishte kërkuar thjesht që i gjithë krimi të filmohej.

"Ajo u akuzua për vrasje dhe manipulim të provave”, tha prokurori i shtetit Patrick McKay.

Dënimi i Denali-t është caktuar për datën 22 gusht dhe ajo mund të përballet me një dënim nga 30 deri në 99 vjet burg.

Në qershor 2019, vajzat dhe mikja e tyre e përbashkët, Kayden McIntosh, 19 vjeç, po shëtisnin në ujëvarat Thunderbird në Chugiak, Alaskë, kur Cynthia Hoffman u zhduk.

Trupi i Cynthia-s u gjet dy ditë më vonë, i lidhur me shirit ngjitës, me një plagë me armë zjarri në pjesën e pasme të kokës.

Gjatë hetimit, autoritetet zbuluan se Denali ishte në një lidhje online me një burrë të quajtur "Tyler", i cili pretendonte se ishte milioner. Dyshohet se ai i ofroi të resë 9 milionë dollarë për të sulmuar seksualisht dhe vrarë dikë, si dhe për t'i dërguar atij foto dhe video të sulmit dhe ekzekutimit.

Sipas të dhënave të gjykatës, Denali dhe Kayden e çuan Hoffman me makinë në “Thunderbird Falls”, ku e lidhën dhe bënë foto dhe pamje para se ta qëllonin në pjesën e pasme të kokës.

Një tjetër mik, Caleb Leyland, 23 vjeç, u arrestua gjithashtu për pjesëmarrje në krim. Sipas Alaska Star, Leyland pranoi se ai ndihmoi në planifikimin e vrasjes së Cynthia-s dhe lejoi Denali-n të përdorte automjetin e tij për të kryer krimin.

Leyland u dënua me akuzë për vrasje, komplot për të kryer vrasje dhe akuza të shumta për sulm seksual me një të mitur.

Çështjet e McIntosh dhe Leyland janë ende në pritje.

Sipas një raporti të policisë, dy të mitur - një mashkull dhe një femër, emrat e të cilëve janë mbajtur të fshehtë - ishin gjithashtu "të përfshirë në planifikimin e kësaj vrasjeje."

Në vitin 2019, “burri” në internet u identifikua si Darin Schilmiller, atëherë 21 vjeç, nga Indiana. Sipas të dhënave të gjykatës, ai u akuzua për komplotimin e vrasjes së Hoffman.

Më 15 shkurt, Schilmiller, u deklarua fajtor për vrasje. Ai është aktualisht në burg në Alaskë dhe në pritje të gjyqit, sipas Alaska Media Public.

Burimi: Pop Crush