Maurizio Costanzo, personaliteti i televizionit italian, është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare.
Costanzo shkroi dhjetëra programe radio-televizive, komedi teatrale dhe libra. Ai arriti një popullaritet të madh në vitin 1976, duke drejtuar emisionin “Bontà loro” në Rai.
Por emri i tij u lidh më shumë me “Maurizio Costanzo show” në Mediaset. Ndër programet e tij më të njohura ishte edhe “Buona domenica”.
Costanzo ishte i martuar me Maria De Filippi që nga viti 1995. Ata janë prindër të një djali, të cilin e kanë birësuar.