Intuita e Luizit është një nga karakteristikat që e dallon si konkurrent në “Big Brother VIP Albania”, por sidoqoftë, edhe vetë ai e ka të vështirë të kuptojë 100% përmasat që ka marrë emri i tij jashtë shtëpisë. Thënë kjo, numri i ndjekësve që shpreson të ketë arritur në Instagram duket si qesharak.
“Para një muaji, erdhi një dron dhe shkruante ‘luani 1 miliard klikime’. Ne menduam se po talleshin, por paskërka qenë e vërtetë,” u tha ai banorëve, referuar klipit, ku Kiarës produksioni i bëri me dije se #kiaratito ka arritur 1 miliard shikime në TikTok.
“Unë nuk kam pasur Instagram kur kam hyrë brenda. I kam thënë një shoqeje dhe më ka thënë se ‘kur të hysh, do të ta hap’. Ishalla i kam kapur 10,000 [ndjekës]. Boll i kam, sepse jam nga zero,” shtoi Luizi.
Me këtë shifër, Luizi qartazi vërteton se nuk ia ka idenë fare rrjeteve sociale. Për kuriozitetin tuaj, Instagrami i tij numëron afro 570,000 ndjekës. Pra, më shumë se gjysmë milioni nga shifra që ai dëshiron të ketë.
Ndërkohë në TikTok, hashtagu #luizejlli ka 3.8 miliadë shikime.
- Klea Huta dhe Niko Komani shpërthejnë ndaj produksionit të ‘Big Brother’
- Beniada flet për marrëdhënien e Jorit me Luizin
- Test: Zbulo nëse në marrëdhënien tënde, ti je Luizi apo Kiara
- Shtyhet finalja: ‘Big Brother’ do të zgjasë më shumë nga ç’mendoni
- Lori merr shkas nga deklarata e Luizit për të folur për 'Big Brother', banorët, mirënjohjen etj