
Intervista e Cole Sprouse për podcast-in “Call Her Daddy” është një nga më të përfolurat për momentin.
Në episoderin e të mërkurës, 8 mars, aktori diskutoi thuajse për gjithçka me prezantuesen Alex Cooper që nga marrëdhënia me vëllain, mamanë deri te lidhja me ish të dashurën, Lili Reinhart.

Ai zbuloi se vëllai i tij binjak, Dylan, kishte qenë bullizues në shkollë, tha se mamaja e tyre u humbi gjithë paratë e fituara nga “Zack & Cody” dhe shtoi se e ka tradhuar disa herë emocionalisht Reinhart.
Biseda që ai bëri për Lili-n është kritikuar shumë në rrjet sepse sipas tyre, aktori nxorri detaje të panevojshme, por ajo që i shokoi edhe më shumë njerëzit është mosha kur Cole ka humbur virgjërinë.
30-vjeçari tha se e humbi virgjërinë kur ishte vetëm 14 vjeç, periudhë gjatë se cilës po xhironte për “Jetën në suitë të Zack & Cody”.
Sprouse tha se ndodhi gjatë një udhëtimi në Florida, ku ai njohu një vajzë, pak më të madhe se ai.
Momentet përgjatë intervistës janë bërë virale në TikTok dhe për ta bërë situatën edhe më të sikletshme, njerëzit po na rikujtojnë si dukej Cole kur ishte vetëm 14 vjeç. Një fëmijë.

Burimi: Pop Crush