Teksa promovonte librin e tij të ardhshëm, Donald Trump u shpreh se do të faktojë se si Mbretëresha Elizabeth II, Lady Diana, Richard Nixon, Oprah Winfrey, Hillary Clinton dhe njerëz të tjerë “kissed my ass” (shprehje që nënkupton të qenit i sjellshëm me dikë për t’u pëlqyer ose për të marrë diçka prej tij).
Korrespondenca që do të publikojë ish-presidenti i SHBA-së përbëhet nga 150 mesazhe me figura të njohura, duke përfshirë Kim Jong-un dhe Ronald Reagan.
"Unë mendoj se ata do të shohin një jetë shumë magjepsëse," tha Trump për Breitbart News. “I njihja të gjithë – dhe secili prej tyre më lëpihej, dhe tani vetëm gjysma e tyre më lëpihen.”
Djali i tij, Donald Trump Jr., u shpreh se babai i tij kishte komunikim me "disa nga njerëzit më interesantë në botë", por "është e habitshme se sa shpejt ndryshoi adhurimi i tyre për të kur ai kandidoi për postin si republikan. "Letrat drejtuar Trump-it ju tregojnë saktësisht se ç’mendonin ata për të dhe sa e rreme është në të vërtetë përbuzja e tyre më pas.”
Libri titullohet “Letters to Trump” dhe do të shitet për 99 dollarë, ose 399 me nënshkrimin e tij.