
Ylli i serialit “Wednesday”, Jenna Ortega tha se në sezonin e dytë, fansat do të shohin më shumë horror dhe më pak romancë dhe në fakt, situatat e frikshme i shkojnë më shumë serialit se sa romanca. Humori i zi, situata horrori dhe shumë të papritura, do të përbëjnë serialin e famshëm.
E ftuar në “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”, Jenna konfirmoi se Wednesday do të vijoi të ndjekë studimet në shkollën “Nevermore”, për të zgjidhur mister të reja, por edhe për të kuptuar pozicionin e saj në një trekëndësh dashurie, mes Xavier dhe Tyler.
Gjithsesi, mos prisni ta shihni pafundësisht këtë romancën, sepse s’do të ndodhë ndonjë gjë kushedi në këtë aspekt.
Pra, presim shumë gjëra të bukura dhe të frikshme në serial.
Artikuj të sugjeruar:
- Çfarë i bëri bashkë The Weeknd & Jenna Ortega?!
- Çfarë fshihet pas kërcimit të 'Wednesday', që na fiksoi keq të gjithëve?!
- ‘Pulitja-fantazmë e syve’: Çfarë është truku i ri në TikTok?
- Kërcimi i 'Wednesday' është zyrtarisht viral në TikTok: Jeni gati për sfidë?
- Seriali vendos një rekord të ri në Netflix
- Aktorja e ‘Wednesday Addams’ nuk i pulit thuajse asnjëherë sytë gjatë serialit: Pse?!