Lorenc Hasrama, Kiara Tito dhe Stresi (Arkimed Lushaj) kanë deklaruar më parë se nuk do të bëheshin kurrë pjesë e një formati si “Big Brother”, por sot, të tre personazhet janë brenda shtëpive të famshme (Lorenci dhe Kiara në “BBVA” dhe Stresi në “BBVK”).
Por, sigurisht, ka disa arsye që i bëjnë këta persona që të ndryshojnë mendjen, sepse nga: “Është një gjë që Arkimed Lushaj s’e bën kurrë” në: “Kjo është eksperienca më e bukur në jetë” ka një dallim shumë të madh.
Cilat janë arsyet?
Fama dhe mundësitë që pasojnë “BBVA”
Televizioni të jep shumë famë dhe kemi në mendje pa fund personazhe që kanë marrë pjesë në programe televizive dhe janë prezantuar me mundësi të shumta bashkëpunimesh në lidhje me marketingun, apo edhe me punësim në fushat në të cilat janë specializuar.
Përvojë e re që ia vlen
Edhe nëse nëpër intervista janë shprehur se jo, nuk do të bëheshin kurrë pjesë e “Big Brother”, sërish, mund të themi se ia vlen e gjithë përvoja për ta përjetuar një format të tillë. Deri më tani, Kiara dhe Stresi janë shprehur mjaft mirënjohës për eksperiencën dhe ndoshta edhe i kanë harruar fare intervistat e dhëna.
Publiku i njeh në të tjera aspekte
Formati i “Big Brother” i lejon personazhet që të njihen edhe më mirë nga publiku, në shumë aspekte.
Më shumë lajme, për një kohë të gjatë
“Big Brother” prodhon lajme dhe sigurisht, është në interesin e personave të famshëm që të jenë në qendër të mediave. Falë këtij formati, të gjithë banorët janë më të lakuar, për një kohë shumë më të gjatë.
Pauzë në karrierë
Vendimi për t’u bërë pjesë e “Big Brother” mund të përkojë edhe me një pauzë në karrierën e personave të famshëm, apo edhe me mundësinë për t’u përqendruar dhe për të krijuar një album që do të thyejë rekorde (në rastin e Stresit dhe Lorencit).
Gjithsesi, cilado qofshin arsyet, mund të themi se kanë marrë vendimin e duhur.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.