
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se pandemia e Covid-19 mund të arrijë në një pikë këtë vit që të jetë e ngjashme me gripin.
OBSH u shpeh se mund të njoftojë fundin e gjendjes emergjente gjatë këtij viti, duke thënë se nuk do të vonojë dita kur të shpallet fundi i pandemisë.
Fundjava e kaluar shënoi 3 vjet që kur OBSH e përshkroi për herë të parë situatën si “pandemi”, megjithëse kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, këmbëngul se vendet duhet të kishin vepruar disa javë më parë.
“Mendoj se po arrijmë në atë pikë ku mund ta shohim Covid-19 në të njëjtën mënyrë si gripin sezonal,” tha në një konferencë shtypi drejtori i urgjencave të OBSH-së, Michael Ryan.
"Një kërcënim për shëndetin, një virus që do të vazhdojë të shkaktojë vdekje. Por një virus që nuk shkatërron shoqërinë tonë ose nuk bllokon sistemet spitalore dhe besoj se do të ndodhë [që të kthehet si gripi], siç tha Tedros, këtë vit."
OBSH shpalli pandeminë më 11 mars të vitit 2020.